“Do vr(a)sim Netanyahun”, Trump reagon pas kërcënimeve të Iranit!

Në ditën e 16 të konfliktit me Iranin, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se fundi i luftës mund të jetë i afërt, por sipas tij kushtet për një marrëveshje nuk janë ende të favorshme.

Duke folur për zhvillimet e fundit, Trump tha se Teherani ka shprehur gatishmëri për të mbyllur konfliktin, megjithatë Uashingtoni nuk është ende gati të japë dritën jeshile për një marrëveshje.

“Ata duan ta përfundojnë, por kushtet nuk janë ende mjaftueshëm të mira”, u shpreh presidenti amerikan.

Trump komentoi edhe situatën në udhëheqjen iraniane, duke ngritur pikëpyetje mbi fatin e liderit të ri suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei.

“Kam dëgjuar se ai mund të mos jetë më gjallë. Nëse është gjallë, duhet të bëjë diçka shumë inteligjente për vendin e tij: të dorëzohet”, deklaroi ai.

Deklaratat e Trump u kundërshtuan menjëherë nga diplomacia iraniane.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, reagoi duke theksuar se udhëheqësi suprem është në gjendje të mirë dhe vijon të drejtojë vendin.

“Ai është mirë dhe në qeveri. Situata në vend është e qëndrueshme”, tha Araghchi.

Ndërkohë tensionet në rajon vijojnë të përshkallëzohen. Gjatë natës u raportuan sulme të reja në Liban, ku sipas Ministrisë së Shëndetësisë libaneze, forcat e Izraelit kryen dy bastisje ajrore që shkaktuan të paktën 14 viktima, mes tyre edhe katër fëmijë.

Pas sulmeve reagoi menjëherë edhe garda Revolucionare Islamike e Iranit, e njohur si “Pasdaran”, duke paralajmëruar hakmarrje dhe lëshoi kërcënime të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Në një deklaratë të tyre thuhet se ai “do të ndiqet dhe do të vr itet”.

Related Posts

Horoskopi ditor, e hënë 16 mars 2026

Dashi Fat dhe gëzim pa fund do keni gjate kësaj dite ne planin sentimental. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo moment sepse me vone nuk do jete e…

“Shqiponja nuk kap miza”/ Pas arrestimit të Gjestit, vjen reagimi i parë nga pronari i Onima

Pas lajmit tronditës për arrestimin e këngëtarit Gjesti dhe akuzave të rënda se ka kanosur kompaninë muzikore “Onima”, sytë e publikut ishin drejtuar nga pala tjetër e…

VIDEO/ “Kam thënë nëse ky djalë ma var pak…”, Selin-Gimbos: Ke qenë pëlqim me shikim të parë!

Dy banorët e BBV5, Selin dhe Gimbo kanë bërë një bisedë me njëri-tjetrin, pas Prime. “Ke qenë pëlqim me shikim të parë. Nuk të gënjej. Më ke…

Zonja e hekurt që frikësoi Greqinë: ‘Nëse e prekni Shqipërinë, ne do të hyjmë në Athinë.’

I kujtohet ndokujt deklarata e Kryeministres Turke në vitin 1997 kur Shqipëria e përjetoj krizën më të madhe e të dhunshme që kishte ndodhur që nga rënja…

Çifti shqiptar bëhet prind i dy vajzave binjake, falë metodës që shteti shqiptar e dha falas

Dy vajza binjake kanë ardhur në jetë ditën e sotme, në Ditën e Verës, në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, duke sjellë buzëqeshje dhe lumturi për prindërit…

Edi Rama jep lajmin shumë të keq për gjithë shqiptarët!

Nga njëra anë e quan rritjen e çmimit të naftës “të pashmangshme” për shkak të zhvillimeve ndërkombëtare, ndërsa nga ana tjetër premton mekanizma dhe faktorë shtetërorë që…