“Kjo është java e ndryshimeve dhe surprizave”, horoskopi nga Meri Gjini: Cila nga shenjat do të marrë PROPOZIM?

Astrologja Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për javën në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

Kjo javë nuk e di nëse do jetë premtuese për pjesën e punëve duke qenë se nisim me Marsin mbi Mërkur në të kundërt përsëri. Ndoshta nuk është prioritet puna, por kemi dy vendosje të rëndësishme të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejt si te individët ashtu dhe te masa. Kemi një hyrje shumë të bukur të Diellit me Uranin që duket sikur edhe më skeptikët do të pranonin pjesën e faktori “X” në qiell. Ka një lloj bashkimi në trekëndësh të plotë të Diellit me Uranin, që lidhen ateistë, fetarë dhe paganë të gjithë bashkë. Java i takon këtij bashkimi.

Dashi

Duke qenë që Venusin e kanë te vetja në këtë hyrje të fortë dhe të rëndësishme me Jupiterin, lum ata që i përkasin shenjës së Dashit, që janë të lindur në qendër të shenjës. E kanë të gjithë mundësinë që të zhvillojnë atë çfarë duan ata më shumë; çështje personale, ekonomie, çështje pagesash. E sigurt është që do ta shijojnë këtë hyrje. Pak kujdes të lindurit në ditët e para nëse bëjnë lëvizje të mëdha. Nuk është akoma momenti për risqe.

Demi

Urani është tek ata. Dielli do të jetë në mesjavë në 28 gradë e pak minuta. Trekëndësh i plotë në mesin e javës. Do të kenë një shije më pozitive, më optimiste, por do të ndikojë drejtpërdrejt te të lindurit në fund të shenjës. Është e pamundur që të mos kenë lajme që t’i japin buzëqeshje të vërtetë. Mund të kenë lajme fantastike që mund të ndryshojë ecurinë e jetës për mirë.

Binjakët

Duan të pushojnë ose të distancohen nga detyrimet e të përditshmes. Ky Uran që prek të lindurit në ditët e para dhe ditët e fundit, është sikur mbyll një periudhë të vështirë, për të hapur një cikël të ri në të cilin do të jetë ritmi shumë i përshpejtuar. Vendosja e Venusit te Dashi nuk i lë indiferentë ndaj ngjyrave të bukura, të cilat ose do të vijnë ose do t’i kërkojnë. E sigurt është që shija e mbrëmjeve do të jetë buzëqeshja.

Gaforrja

Ky Jupiter është te Gaforrja në këtë hyrje të fortë me Venusin. Shumë të privilegjuar të lindurit në qendër, kështu që pjesa më e madhe e tyre janë duke planifikuar lëvizje të rëndësishme dhe mirë do bëjnë sepse në çfarëdolloj mendimi, pasigurie që të mund ta fusin veten, lëvizjet që i përkasin gjërave që i duan nesër, pasnesër dhe përgjithmonë e kanë momentin e tyre.

Luani

Do të privilegjohen për çështje të mëdha. Mund të kenë të papritura që duken sikur çorietojnë agjendën për momentin por në fund do të rezultojnë shumë të mira. Kjop do të thotë që ndryshimi i agjendës për të lindurit në 10-ditësihin e fundit mund të shënojë një periudhë e cila mund të jetë si periudhë që do u duket sikur do humbasin ato çfarë njohin. Është e kundërta. Do të hapin rrugën e gjërave të reja.

Virgjëresha

Kanë Marsin përballë. Do të ishte mirë që pas dy ditësh të fillonin në mendonin lëvizjet e mëdha. Venusi në një familje shumë të rëndësishme, për vendime të rëndësishme jetike. Të lindurit në qendër të shenjës e kanë momentin për të marrë vendime të tilla.

Peshorja

Kanë Venusin përballë në një hyrje fantastike me Jupiterin. Do të kenë emocione pozitive. Ata që janë në kërkim të dashurisë duket sikur do të kenë mundësinë ta jetojnë shumë bukur, por disa të tjerë do të kenë propozime. Në ambiente miqësore, sociale do të ketë diskutime që do të lindin ide të përbashkëta. Është një javë që do pasurojë ëndrrën dhe projektimin.

Akrepi

Lajme të gëzuara për të lindurit në fund të shenjës, lajme të cilat janë të rëndësishme në çfarëdolloj drejtimi që të vijnë. Pjesa tjetër do t’i dedikohet familjes dhe dashurisë. Janë emocionet e tyre ato që do të përcaktojnë edhe shijen edhe rezultatin e javës. Anulime të vogla ditën e mërkurë, por që janë pa dëm.

Shigjetari

Ky Venus në këtë hyrje me Jupiterin favorizon ekopnominë. Çfarë lëvizjesh të rëndësihme, hapa të rëndësishëm në shërbim të zgjidhjeve të tyre, sikleteve që lidhen me ekonominë do të ishte mirë të vendosen në agjendë ditën e nesërme deri të enjten.

Bricjapi

Një javë me diskutime, një javë që nuk i përket shtëpisë, por është një javë relaksuese. Do të harrojnë pak detyrimet e pashmangshme të tyre. Mirë do bëjnë sepse java që vjen do të jetë intensive dhe do t’i detyrojë që të futen intensivisht në agjendën e punës. Sa i përket hyrjes së Venusit është katërkëndore. Kanë një lloj sigurie për territoret apo njerëzit që njohin. Do të duhet që diskutimet e rëndësishme t’i vendosin në agjendë nga e enjtja dhe në vazhdimësi.

Ujori

Shumë pak kujdes të lindurit në fillim për lëvizje të rëndësishme, në drejtim të prindërve apo lëvizje që fshehin risqe të mëdha. Nuk është koha për tonacione të larta. Diskutimet e rëndësishme t’i vendosin në agjendë javën tjetër sepse do ta kenë shumë më të thjeshtë për të marrë çfarë duan.

Peshqit

Do të kenë lajme që do të ndihmojnë për zgjidhjet e çështjve dhe problematikave të mëdha. Duket sikur shqetësimet e mëdha që mund të kenë pasur nga dhjetori i 2025 futen në sprintin e fundit për t’u mbyllur një herë e mirë ditën e enjte, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Si Monika Kryemadhi mashtroi të gjithë shqiptarët dhe SPAK pasi u bë opinioniste

Në Shqipëri duket se karrierat politike nuk shkatërrohen nga skandalet… përkundrazi, ndonjëherë thjesht ndryshojnë skenë. Dhe rasti i Monika Kryemadhit duket sikur po e dëshmon këtë “formulë”…

Ballkani ‘fuçi baruti’/ Shteti fqinj miraton 4 miliardë euro për sistemin kundër raketave dhe dronëve

Greqia ka miratuar blerjen e një sistemi të ri shumë-shtresor të mbrojtjes ajrore dhe kundër dronëve, si dhe modernizimin e 38 avionëve luftarakë F-16 Fighting Falcon. Vendimi…

Shqipëria do të marrë të dhënat për llogaritë bankare të shqiptarëve jashtë vendit

Shqipëria ka vendosur rregulla të reja për shkëmbimin automatik të informacionit financiar, duke bërë të njohura edhe llogaritë bankare të qytetarëve shqiptarë jashtë vendit. Vendimi i Këshillit…

Luiz Ejlli ironizon gafat e banorëve në Big Brother VIP 5

Testi i kulturës së përgjithshme në Big Brother VIP Albania 5 ka prodhuar momente epike, të cilat kanë pushtuar rrjetet sociale ditën e sotme. Fituesi i BBVA…

Dëm rreth 700 mijë euro/ Operacion kundër fajdeve, arrestohet një person, katër të tjerë në kërkim

Prizren, 16 mars 2026 – Një person është arrestuar dhe katër të tjerë janë shpallur në kërkim gjatë një operacioni policor në Prizren, nën dyshimin për përfshirje…

Dëshmi e përpjekjeve të shqiptarëve për të ruajtur identitetin dhe gjuhën e tyre

Fshati Negovani, i njohur sot si Flamburo, është një nga vendbanimet më të njohura për historinë dhe atdhetarizmin e shqiptarëve ortodoksë në veri të Greqia. Dikur një…