Testi i kulturës së përgjithshme në Big Brother VIP Albania 5 ka prodhuar momente epike, të cilat kanë pushtuar rrjetet sociale ditën e sotme.
Fituesi i BBVA 2, Luiz Ejlli, i njohur për ironinë e tij, nuk ka ngurruar të komentojë situatat komike të banorëve. Përmes një videoje të publikuar në Instastory, Luizi ka zgjedhur të “tallet” me përgjigjet e tyre, duke i shtuar humorin në stilin e tij karakteristik.
Testi i zhvilluar në shtëpi ishte udhëhequr nga bashkëshortja e tij, Kiara Tito, e cila ka interpretuar rolin e “Vëllait të Madh”. Luizi ka dhënë përgjigje ironike për pyetjet e saj:
Kiara: A je gati për një pyetësor? Luizi: Po.
Kiara: Çfarë mbaroi në vitin 1991? Luizi: 1990-ta.
Kiara: Albani ka 36 çokollata, ai ha 29, çfarë ka ai tani? Luizi: Diabet.
Kiara: Ku u nënshkrua Deklarata e Pavarësisë? Luizi: Në fund të faqes.
Kiara: Cila është arsyeja e një divorci? Luizi: Martesa.
Kiara: Çfarë nuk mund të hamë për mëngjes? Luizi: Drekë ose darkë.
Kiara: Çfarë të duket si gjysmë molle? Luizi: Gjysma tjetër.
Videoja ka bërë xhiron e rrjetit, duke shkaktuar të qeshura tek ndjekësit, të cilët e kanë vlerësuar si një thumbim sportiv dhe humoristik pas situatave të krijuara së fundmi në reality show.