Shqipëria ka vendosur rregulla të reja për shkëmbimin automatik të informacionit financiar, duke bërë të njohura edhe llogaritë bankare të qytetarëve shqiptarë jashtë vendit. Vendimi i Këshillit të Ministrave i datës 5 mars parashikon një hap të rëndësishëm drejt transparencës fiskale ndërkombëtare dhe përfshin për herë të parë edhe kriptoasetet.
Ekspertja e ekonomisë, Romina Radoshiqi, e ka cilësuar këtë si një aksion për të luftuar krimin ekonomik dhe evazionin fiskal, duke e vënë Shqipërinë më afër standardeve të Bashkimit Europian dhe duke thjeshtuar gjurmueshmërinë e fondeve.
Si pjesë e marrëveshjes ndërkombëtare për raportimin e përbashkët që nga viti 2020, bankat dhe institucionet financiare mbledhin të dhëna rreth llogarive të rezidentëve shqiptarë jashtë vendit. Po kështu, autoritetet tatimore të vendeve të tjera dërgojnë informacion për llogaritë që shqiptarët mbajnë jashtë kufijve të vendit.
Ekspertja Radoshiqi sqaron se nuk bëhet fjalë për një kontroll mbi të ardhurat, por për një mënyrë deklarimi të automatik për të parandaluar fshehjen e parave, informalitetin dhe evazionin fiskal.
Të dhënat që raportohet përfshijnë identitetin e personit që zotëron llogarinë dhe vlerën e saj në fund të vitit. Për vitin 2026, një risie e rëndësishme është përfshirja e transaksioneve të kriptomonedhave, si Bitcoin, nëpërmjet platformave që veprojnë ose kanë klientë në Shqipëri.