“Kërcënim me Kanun”/ Vëllai i Rogertit reagon pas deklaratës nga babai i Selin: E ka rrugën e hapur!

Debati i ndezur mes Rogertit dhe Selinës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” ka marrë përmasa shqetësuese jashtë saj, sidomos pas deklaratave të forta të babait të Selinës, Jeton Bollati.

Pasi ky i fundit la të kuptohej përdorimin e “Kanunit” si formë për të zgjidhur ofendimet ndaj vajzës së tij, ka ardhur një reagim i prerë, nga familja e Rogertit.

Vëllai i tij, Xhulio, i cili pak ditë më parë i dhuroi publikut një nga emocionet më të forta duke u ribashkuar me Rogertin pas 4 vitesh pa folur, ishte në një lidhje telefonike për emisionin “Shqipëria Live”.

Gjatë intervistës, ai u pyet drejtpërdrejt për fjalët e zotit Bollati, i cili ishte shprehur hapur se kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar gjithë familjen, duke ngritur pyetjen kërcënuese se “si zgjidhen këto raste me Kanun”.

Në përgjigjen e tij, Xhulio e dënoi ashpër këtë gjuhë dhe theksoi absurditetin e përdorimit të saj në ditët e sotme. Ai u shpreh se jemi në vitin 2026 dhe është një turp i vërtetë të kthehemi 500 vite mbrapa duke përmendur ligje të egra si Kanuni.

Sipas tij, familja Sterkaj refuzon kategorikisht të bjerë në këtë nivel dhe të merret me këtë çështje, pasi si familje dhe si popull duhet të synojnë të ecin përpara, jo të kthehen në epoka të errëta.

Më tej, Xhulio i dha një mesazh të qartë babait të Selinës për mënyrën se si zgjidhen mosmarrëveshjet.

Ai theksoi se nëse zoti Bollati kishte vërtet një problem, mund ta gjente shumë lehtë numrin e babait të tyre dhe ta diskutonin privatisht situatën, jo të dilte nëpër televizione për të bërë “show” me kërcënime.

Duke e justifikuar deri diku si një reagim gjaknxehtë nga emocionet dhe nervat, Xhulio e mbylli duke thënë se familja e tyre nuk e ka marrë aspak personale këtë situatë. Ata thjesht duan të shijojnë rrugëtimin e Rogertit në shtëpi, ndërsa theksoi se secili është i lirë të zgjedhë rrugën e vet.

Related Posts

Tragjedia në Vjenë, DETAJET: 4 shqiptarë nga Kosova humbin jetën në një kantier ndërtimi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Austri, pasi katër shtetas nga Kosova kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident në vendin e punës në…

Vajza e vogël rrezikon veten për të shpëtuar dy fëmijë nga ashensori me defekt

Një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale ka prekur mijëra njerëz, duke treguar momentin kur një vajzë e vogël vepron me guxim për të…

Skandaloze: Peshkopi dyshohet se shpërdoroi mijëra dollarë donacione nëpër b*rdello

Një çështje që ka tërhequr vëmendje të madhe në SHBA përfshin një peshkop të Eparkisë Katolike Kaldease të Shën Pjetrit Apostull në San Diego, i cili po…

Del autopsia/ Ja çfarë iu gjet në trup Xhuana Nikollajt

Zbardhen detaje rrëqethëse nga ekspertiza mjeko-ligjore për vdekjen e 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, e cila i dha fund jetës duke konsumuar fostoksinë në banesën e saj me qira…

Hëna e Re më 19 Mars: 4 shenjat e zodiakut që më në fund do të shohin një dëshirë të madhe të bëhet realitet

Hëna e Re e 19 marsit mund të ndryshojë gjithçka: 4 shenja zodiaku pritet të shohin një dëshirë të madhe të realizohet Universi hap një kapitull të…

Gimbo në një lidhje serioze jashtë? Flet motra e tij

Rrugëtimi i Dj Gimbo në “Big Brother VIP” po tërheq vëmendjen e publikut, dhe kurioziteti për jetën e tij personale po rritet dita-ditës. Për të folur rreth…