Zbulohet shkaku i rastit të skeleve në Vienë ku ndëruan jetë 3 mergimtarë shqiptarë..

Katër persona, tre nga të cilët ishin kosovarë, vdiqën dhe një tjetër pësoi lëndime të rënda si pasojë e një aksidenti të rëndë në një kantier ndërtimi në Vjenë, ndërsa autoritetet austriake kanë bërë të ditur se betoni i lëngshëm ka vështirësuar ndjeshëm operacionin e shpëtimit.

Sipas Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve të Vjenës, rreth 120 pjesëtarë të emergjencës u angazhuan në një operacion që zgjati më shumë se katër orë dhe u zhvillua të martën në një oborr në rrugën Porzellangasse, në distriktin Alsergrund, njofton agjencia austriake e lajmeve APA, transmeton KosovaPress.

Aksidenti ndodhi rreth orës 14 e 30 gjatë punimeve për përshtatjen e një papafingoje (katit të fundit – nënçatisë), ku ishin vendosur kallëpe dhe skela ndërtimi. Gjatë derdhjes së betonit, e gjithë struktura u shemb, duke zënë nën rrënoja dhe beton të lagësht disa punëtorë.

Njëri nga ta, 45-vjeçar u nxor me lëndime menjëherë pas mbërritjes së ekipeve të para të shpëtimit, ndërsa kërkimi për viktimat e tjera rezultoi shumë kompleks. Për shkak të situatës, niveli i alarmit u ngrit menjëherë në shkallën e dytë dhe u angazhuan pajisje dhe ekipe të specializuara, përfshirë njësi kërkim-shpëtimi me qen, ekip për lokalizim akustik dhe një dron për hetime ajrore.

Operacioni u vështirësua edhe më tej nga nevoja për të hapur qasjen në oborr, duke larguar pengesa si gardhe dhe dyer. Strukturat e shembura, përfshirë skelat dhe përforcimet prej çeliku, u hoqën me mjete të ndryshme dhe me ndihmën e një vinçi,

Related Posts

U tha se është ndarë nga Ledioni, Sara Hoxha bën veprimin e papritur

Sara Hoxha ka tërhequr vëmendjen së fundmi në rrjetet sociale, pasi publikoi një foto nga prapaskenat e spektaklit “Big Brother VIP”, ku në fokus është Ledion Liço…

GJKKO kaloi dosjen në gjykim, Kryemadhi: Çudia ime dhe e Ilir Metës do ju zgjasë gjithë jetën!

GJKKO kaloi sot për gjykim dosjen ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe tre të pandehurve të tjerë Fatime Kryemadhi, Ema Coku dhe Pirro Xhixho. Këta të fundit…

LAJM I FUNDIT/ GJKKO kalon për gjykim dosjen Meta-Kryemadhi

Gjyqtarja Irena Gjoka ka vendosur që të kalojë për gjykim dosjen ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhi dhe disa persona të tjerë, përfshirë dhe ish-vjehrrën e kreut të…

Moti merr kthesën e papritur/ Rikthehen stuhitë, dëbora

Në prag të ditëve që priteshin të sillnin ngrohtësi dhe diell, moti në Shqipëri ka marrë një kthesë të papritur. Reshjet e shiut që nisën lehtë një…

Aksident i frikshëm në autostradë, 80 automjete përplasen me njëra-tjetrën

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Itali, ku rreth 80 automjete janë përfshirë në një përplasje masive brenda tunelit Villafranca, në autostradën Messina-Palermo. Sipas autoriteteve,…

Prindërit e rinj mendonin se ishte normale që foshnja e tyre të kruante kokën derisa doktori t`i zbulonte arsyen e tm*rrshme

Një nga momentet më të këndshme dhe të gëzueshme është kur fëmija juaj fillon të luajë me gishtat e tij. Duke filluar qe nga thithja e gishtave…