Të martën mbrëma, rrugëtimi i Gimbos në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” erdhi në fund pas eliminimit të tij nga gara.
Por ndryshe nga praktika e zakonshme ku banorët e eliminuar kalojnë ditët e para në Tiranë për të dhënë intervistat e para pas daljes, Gimbo mori një tjetër vendim, duke u nisur menjëherë drejt Kosovës.
Ky largim i shpejtë u bë shkas për spekulime të shumta online.
Gjatë mbrëmjes së djeshme, interneti zjeu nga thashethemet se ish-banori ishte ndaluar nga autoritetet sapo kishte hyrë në territorin e Kosovës.
Informacioni i pakonfirmuar u përhap me shpejtësi të madhe nëpër rrjete sociale, duke ngritur shqetësime dhe pyetje të shumta te ndjekësit e tij.
Megjithatë, e vërteta qëndron krejtësisht ndryshe nga çfarë u raportua nëpër portale.
E vetmja pjesë e saktë e atyre zërave ishte nisja e tij e menjëhershme drejt Prishtinës.
Gimbo është plotësisht i lirë dhe po shijon rikthimin në normalitet. Kjo është konfirmuar më së miri nga një imazh i publikuar së fundmi, ku ai shfaqet i buzëqeshur në shoqërinë e biznesmenit Rrahim Pacolli.
Ata janë fotografuar së bashku në restorantin “Arberesh” në Prishtinë, duke hedhur kështu poshtë me fakte çdo aludim për probleme ligjore pas largimit nga programi.