Alarm global: Po vjen kriza e ushqimeve?

Teksa vëmendja globale është përqendruar tek rritja e çmimit të naftës, një krizë edhe më e rrezikshme po formësohet në heshtje: ajo e ushqimeve. Ekspertët paralajmërojnë se pas goditjes energjetike, bota mund të përballet me një valë të dytë inflacioni, këtë herë në tryezën e konsumatorit.

Një nga arsyet kryesore lidhet me plehrat kimikë. Bllokimi i Ngushticës së Hormuzit ka prekur rëndë furnizimin global, pasi përmes saj kalon një pjesë e madhe e plehrave dhe lëndëve bazë si amoniaku dhe ureja. Sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë së OKB-së, kjo situatë rrezikon drejtpërdrejt prodhimin bujqësor në nivel global.

Paralajmërimet janë të forta. Bank of America vlerëson se konflikti mund të prekë deri në 70% të furnizimit botëror me ure, ndërsa çmimet e plehrave janë rritur tashmë me 30–40%. Kjo do të thotë më pak mbjellje, rendimente më të ulëta dhe në fund çmime më të larta për ushqimet bazë si buka, mishi dhe produktet e bulmetit.

Efektet kanë nisur të ndihen edhe në Shqipëri, ku çmimet e plehrave janë rritur me rreth 30%. Kjo godet drejtpërdrejt fermerët vendas, të cilët përballen me kosto gjithnjë e më të larta dhe prodhim në rënie, duke rritur varësinë nga importet.

Ndryshe nga kriza e vitit 2022 pas luftës në Ukrainë, këtë herë goditja pritet të vijë nga prodhimi. Mungesa ose shtrenjtimi i plehrave ul prodhimin e kulturave kryesore si gruri dhe misri, ndërsa rritja e çmimeve të energjisë, mbi 50% që nga nisja e konfliktit, shton kostot në gjithë zinxhirin e furnizimit.

Sipas analistëve të Schroders, kjo është “vala e dytë” e krizës: fillimisht goditet energjia, më pas ushqimi. Dhe kjo valë mund të jetë më e dhimbshme, sidomos për vendet me të ardhura të ulëta.

Historikisht, rritja e çmimeve të ushqimeve ka sjellë pasoja sociale dhe politike. Nga protestat në vitin 2022 deri te subvencionet masive në vende si Egjipti, qeveritë janë detyruar të ndërhyjnë për të shmangur tensionet.

Institucione si Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe organizata të tjera ndërkombëtare po shqyrtojnë masa emergjente për të zbutur goditjen. Por paralajmërimi është i qartë: nëse konflikti zgjat, problemi nuk do të jetë vetëm energjia por furnizimi global me ushqim.

Në fund, kriza që po vjen nuk do të matet me çmimin e naftës, por me çmimin e bukës.

Related Posts

Horoskopi i Brankos për ditën e shtunë, 21 mars 2026

Kjo është pasqyra astrologjike e Brankos për të gjitha shenjat e zodiakut. Sipas astrologut, kjo ditë sjell zhvillime të ndryshme në punë, dashuri dhe gjendje emocionale, duke…

Rama mbledh nesër Asamblenë e PS-së, çfarë pritet të ndodhë

Mbledhja e paralajmëruar e Asamblesë së Partisë Socialiste tregon një angazhim të shtuar të strukturave drejtuese në këtë periudhë, veçanërisht në funksion të organizimit të brendshëm dhe…

Pritet zarf i zi? Situatë e rëndë në BBVA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, ku tensionet mes banorëve kanë degjeneruar në dhunë fizike. Protagonistë të…

Qeveria zbret taksen e karburantit, ja sa do ulet çmimi

Këshilli i Ministrave ka njoftuar se në kuadër të masave për stabilizimin e çmimit të karburanteve, krahas ringritjes së Bordit të Transparencës ka ulur me 20% akcizën…

Ndahet nga jeta këngëtarja ikonë shqiptare (Foto)

Një lajm i kobshëm është mësuar ditën e sotme pasi është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare këngëtarja nga Peja, Xhejlane Gutiqi. Lajmi i trishtë është konfirmuar…

Astrologia paralajmëron këto shenja të zodiakut për fundjavën dhe javën e ardhshme

Sipas astrologeve, Mërkuri tashmë është në fushë të drejtë dhe disa gjëra që janë penguar më parë tani do marrin drejtim. “Shumë të ndikuar në këtë fazë…