Një lajm i kobshëm ka mbërritur mesditën e sotme nga Durrësi ku mësohet se është ndarë nga jeta ndërtuesi i batiskafit të parë shqiptar, Thoma Berberi. Lajmi i trishtë është konfirmuar nga të afërmit e Berberit të cilët kanë bërë publike vdekjen e tij.

Beberi do të mbahet mend për pasionin që kishte për detin dhe veprimtaritë ujore përfshirë këtu: peshkim, zhytje, eksplorim si dhe arkeologji nënujore.
Thoma Berberi, apo siç e njohin të gjithë Mai, në vitet ’70 realizoi një sipërmarrje që pak veta do e vlerësonin të guximshme.
Së bashku me vëllezërit dhe një grup të vogël shokësh e bashkëpunëtorësh Mai arriti të ndërtonte batiskafin e parë, me të cilin u xhiruan skenat nënujore të filmit “Ballë për ballë”.
Në kohën e inagurimit, ndërtimi i batiskafit bëri shumë bujë. TVSH-ja u dedikoi një dokumentar më shumë se 20 minuta djemve të angazhuar në këtë projekt, ndërsa gazeta dhe revista të kohës e vlerësuan atë si një arritje mjaft të madhe të këtij grupi durrsakësh nën 30 vjeç, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE