Sot festa e Sulltan Nevruzit! Ditëlindja e Imam Aliut dhe një mesazh shprese për njerëzimin

Sot, më 22 mars, në Shqipëria kremtohet Dita e Nevruzit, festa më e rëndësishme e komunitetit bektashian dhe myslimanëve, e njohur ndryshe si Sulltan Nevruzi. Kjo ditë shënon lindjen e Imam Aliut A.S në Qabe, një nga figurat më të shenjta të besimit islam dhe prijës i parë i dymbëdhjetë imamëve. Imam Aliu konsiderohej krahu i djathtë i të dërguarit të Zotit, Profetit Muhamed, ai ishte kushëri i Profetit Muhamed, pasi babai i Aliut, Ebu Talibi ishte xhaxhai i Profetit. Përveç kësaj, Imam Aliu u bë edhe dhëndri i tij, sepse u martua me vajzën e Profetit, Fatimen.

Nevruzi, që në persisht do të thotë “Dita e re”, simbolizon rigjallërimin e natyrës, ardhjen e pranverës dhe ringjalljen shpirtërore të njerëzimit. Festa ka origjinë të hershme dhe në Shqipëri kremtohet që nga përhapja e bektashizmit rreth shekujve XIII–XIV, ndërsa që prej vitit 1992 është shpallur festë kombëtare.

Për rëndësinë e kësaj feste ka shkruar edhe poeti i madh Naim Frashëri, i cili e cilësonte Nevruzin si një ditë rilindjeje universale. Sulltan Nevruzi përkon gjithashtu me ekuinoksin pranveror, moment kur dita barazohet me natën dhe simbolikisht drita triumfon mbi errësirën. Në traditën bektashiane besohet se në këtë çast çdo krijesë i falet Zotit, duke shënuar një fillim të ri për jetën dhe natyrën. Festimet zgjasin tri ditë dhe shoqërohen me rite fetare, vizita familjare dhe akte solidariteti.

Në mëngjes shpërndahet qumësht dhe sherbet si simbol pastrimi shpirtëror, ndërsa në teqe zhvillohen ceremoni, lutje dhe bekime për besimtarët dhe shoqërinë. Në tryezat familjare përgatiten ushqime tradicionale si byrek me 12 barishte, përshesh me mish, si dhe ëmbëlsira si sultiashi, kabunia dhe ashure. Një zakon i veçantë është vendosja e një monedhe në byrek, ku ai që e gjen konsiderohet me fat për vitin. Gjithashtu, besimtarët ndihmojnë të varfrit, mbjellin lule dhe vendosin degë ulliri apo thane në shtëpi, duke simbolizuar paqen, begatinë dhe jetën e re.

“Një e treta e fesë është turpi, një e treta është mendja, dhe një e treta e mbetur është dhembshuria e zemrës.” – Imam Aliu A.S

Gëzuar Sulltan Nevruzin të gjithë besimtarëve!, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Edi Rama premton: Brenda këtij mandati, rritim me 70% pagat e këtij sektori

Kryeministri Edi Rama deklaroi në podcastin e tij “Flasim” se buxheti i vitit 2026 rrit fondet për mbrojtjen me afro 12% krahasuar me vitin e mëparshëm. Rama…

Mateo në nominim, Brikena i bën presion produksionit

Gjatë spektaklit të mbrëmshëm në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, liderit të javës iu dha një avantazh i rëndësishëm në lojë. Rogerti, i cili mban këtë…

Irani paraqet 6 kushte për armëpushim, ja çfarë kërkon

Teherani ka paraqitur gjashtë kushte për t’i dhënë fund tensioneve me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, ndërsa Presidenti Donald Trump bëri thirrje për hapjen e Ngushticës së…

Gjatë reklamave në Prime: Mateo dhe Rogerti përfshihen në përplasje fizike (Video)

Një tjetër moment i tensionuar është regjistruar në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5”, këtë herë mes Mateos dhe Rogertit, ku situata ka kaluar në kontakt…

Lajm i dhimbshëm për Shqipërinë! Ndahet nga jeta njeriu i madh që ndërtoi diçka që askush se kishte bërë më parë

Një lajm i kobshëm ka mbërritur mesditën e sotme nga Durrësi ku mësohet se është ndarë nga jeta ndërtuesi i batiskafit të parë shqiptar, Thoma Berberi. Lajmi…

“Nuk kalojnë dot as karrocat e fëmijëve, shoferi ‘VIP’ i Kryeministrisë parkon ku t’i dojë qejfi”

Një shqetësim i përsëritur prej kohësh është denoncuar nga banorë të një pallati në Selitë, të cilët ankohen për sjelljen e papërshtatshme, të një drejtuesi automjeti që,…