Mateo në nominim, Brikena i bën presion produksionit

Gjatë spektaklit të mbrëmshëm në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, liderit të javës iu dha një avantazh i rëndësishëm në lojë.

Rogerti, i cili mban këtë status, pati fuqinë për të dërguar drejtpërdrejt në nominim dy nga banorët. Ai vendosi të dërgojë në televotim Stenaldon dhe Mateon.

Ky vendim ka sjellë reagime të menjëhershme brenda shtëpisë, veçanërisht nga Brikena. Pas përfundimit të transmetimit të “Prime”, ajo ka shprehur hapur qëndrimin e saj kundër këtij nominimi, duke dhënë një deklaratë që u interpretua gjerësisht si një formë presioni ndaj produksionit.

Duke theksuar bindjen e saj se ai nuk do të eliminohet, Brikena deklaroi prerë: “Mateo nuk ka shanse me dalë, kurrë. Dal dhe unë bashkë me Mateon nëse del ai.”

Kujtojmë se marrëdhënia mes Mateos dhe Brikenës ka qenë një nga dinamikat kryesore dhe më të diskutuara të këtij sezoni.

Pavarësisht ulje-ngritjeve dhe tensioneve të fundit për shkak të afrimitetit fizik mes tyre, kjo deklaratë tregon një mbështetje të hapur të saj në këtë moment kritik të lojës për Mateon.

Related Posts

Edi Rama premton: Brenda këtij mandati, rritim me 70% pagat e këtij sektori

Kryeministri Edi Rama deklaroi në podcastin e tij “Flasim” se buxheti i vitit 2026 rrit fondet për mbrojtjen me afro 12% krahasuar me vitin e mëparshëm. Rama…

Sot festa e Sulltan Nevruzit! Ditëlindja e Imam Aliut dhe një mesazh shprese për njerëzimin

Sot, më 22 mars, në Shqipëria kremtohet Dita e Nevruzit, festa më e rëndësishme e komunitetit bektashian dhe myslimanëve, e njohur ndryshe si Sulltan Nevruzi. Kjo ditë…

Irani paraqet 6 kushte për armëpushim, ja çfarë kërkon

Teherani ka paraqitur gjashtë kushte për t’i dhënë fund tensioneve me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, ndërsa Presidenti Donald Trump bëri thirrje për hapjen e Ngushticës së…

Gjatë reklamave në Prime: Mateo dhe Rogerti përfshihen në përplasje fizike (Video)

Një tjetër moment i tensionuar është regjistruar në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5”, këtë herë mes Mateos dhe Rogertit, ku situata ka kaluar në kontakt…

Lajm i dhimbshëm për Shqipërinë! Ndahet nga jeta njeriu i madh që ndërtoi diçka që askush se kishte bërë më parë

Një lajm i kobshëm ka mbërritur mesditën e sotme nga Durrësi ku mësohet se është ndarë nga jeta ndërtuesi i batiskafit të parë shqiptar, Thoma Berberi. Lajmi…

“Nuk kalojnë dot as karrocat e fëmijëve, shoferi ‘VIP’ i Kryeministrisë parkon ku t’i dojë qejfi”

Një shqetësim i përsëritur prej kohësh është denoncuar nga banorë të një pallati në Selitë, të cilët ankohen për sjelljen e papërshtatshme, të një drejtuesi automjeti që,…