Ministrja e Edi Ramës mbushet në lot, Ngjarja e dhimbshme që ndodhi sot që ka prekur gjithë shqiptarët

Vlora përkujton sot një nga ngjarjet më të dhimbshme të historisë së saj në demokraci, Tragjedinë e Otrantos që u mori jetën 83 fëmijëve, burrave e grave të cilët u nisën nga bregu i Jonit drejt Italisë për një jetë më të mirë.

Trazirat e ’97-ës i detyruan të largoheshin nga Vlora, por një incident në Ngushticën e Otrantos me anijen luftarake italiane “Sibilla”, shkaktoi mbytjen e anijes shqiptare me emigrantë në bord.

Sot, në qytetin bregdetar të Vlorës është zhvilluar një ceremoni përkujtimore, ku të pranishëm kanë qenë kryebashkiakja Bruna Mersini, zëvendësministrja Megi Fino, deputeti Ardit Bido dhe ministrja Erjona Ismaili.

Gjatë këngës së vajit për 83 jetët që mori deti, ministrja Erjona Ismaili është parë e përlotur, deri në ngashërim, ndërsa një person tjetër i qëndron pranë dhe përpiqet ta qetësojë.

LEXO EDHE Rama e zuri në pritë gazetaren Ambrozia Meta në korridoret e Kryeministrisë, ja ç’ndodhi pasi u fikën kamerat

Pamjet janë publike dhe janë me dhjetëra komentues që e kujtojnë ende atë ditë e ndajnë kujtimet e trishta, kur pasditen e 28 Marsit Vlorëm e kishte mbuluar një heshtje terri derisa u dha lajmi për ngjarjen tragjike në det.

29 vjet nga Tragjedia e Otrantos, ministrja nuk i mban dot lotët gjatë

Përmendore në portin e Otrantos
Anija mendohet se kishte në bord 142 persona dhe 83 prej tyre humbën jetën. Vlora i ka kushtuar dhjetëra këngë vaji kësaj ngjarje dhe ajo e Grupit të Delvinës e përshkruan më së miri dhimbjen e nënave vlonjate:

“I flet Llogaraja detit, o deti me kaltërsi, pse gjysmët na i dërgove, ca i mban pengje në gji; o deti me ujë të kaltër ç’faj të patën fëmijë, qëkur ti u more jetën, ç’të besosh te Perëndia.”

© Newsbomb.al

Related Posts

Kriza në Hormuz g’odet botën, nga ushqimi te ilaçet, ja çfarë rrezikon të shtrenjtohet

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit për shkak të konfliktit me Iranin po krijon rrezik serioz për ekonominë globale, duke ndikuar jo vetëm energjinë, por edhe zinxhirët e…

Ku po shkon kjo botë/ Përdh*ɳohet macja

Një ngjarje makabre ka tronditur opinionin publik në Romë, ku një mace e pastrehë, e quajtur Rosi, ka rënë pre e një dhune të paprecedentë s*k.suale. Ngjarja…

“Çmendet” moti/ Reshjet e borës ‘pushtojnë’ këtë vend, pezullohet mësimi në disa shkolla

Në shumë pjesë të Kantonit Una-Sana të Bosnjë e Hercegovinës si pasojë e reshjeve të borës ka ardhur deri te ndërprerja e furnizimit me energji elektrike dhe…

LAJM I FUNDIT/ Berisha njofton datën e protestës së re kombëtare: E gjithë Shqipëria në Tiranë!

LAJM I FUNDIT/ Berisha njofton datën e protestës së re kombëtare: E gjithë Shqipëria në Tiranë më 17 prill Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar sot datën e…

‘ I forti-doktooor ooo eeeej Medet se cfarë më…’ Agron Llakaj shkon në urgjencën e spitalit, ja cfare pa

Në një postim në Instagram, ai rrëfen se, ndonëse arsyeja që e çoi në spital ishte shëndetësore, ajo që e tronditi më shumë ishte situata kaotike dhe…

Pas karburantit dhe ushqimeve, rritet edhe çmimi i vajit.Ja sa do të shkojë…

Çmimi i vajit të lulediellit në tregun shqiptar po shënon rritje të ndjeshme dhe pritet të rritet edhe më tej gjatë javëve në vijim. Sipas importuesve, çmimi…