Një ngjarje makabre ka tronditur opinionin publik në Romë, ku një mace e pastrehë, e quajtur Rosi, ka rënë pre e një dhune të paprecedentë s*k.suale. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në parkun “Tor Tre Teste”, gjatë natës mes të dielës 22 mars) dhe të hënës 23 mars.
Alarmi u dha nga një banore e zonës, e cila gjeti kafshën e lënduar rëndë dhe njoftoi menjëherë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve. Për shkak të vonesave në ndihmën e shpejtë, gruaja e dërgoi vetë macen në një klinikë veterinare.
Mjekët mbetën të tmerruar nga ajo që panë. Pas ekzaminimeve, u konstatuan lëndime të t*merrshme në pjesët in*time, shenja të padiskutueshme të një dh*nimi s*k sual. Gjendja shëndetësore e maces Rosi mbetet kritike dhe ajo po lufton për jetën nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve.
Emanuela Bignami, presidente e Lidhjes Kombëtare për Mbrojtjen e Qenve (Lndc) në Ostia, ka lëshuar një thirrje të fortë për këdo që mund të ketë informacione:
“Heshtja nuk e ndihmon këtë mace që pësoi mizori të papërshkrueshme dhe nuk ju mbron as juve, sepse ky person është i rrezikshëm dhe ndodhet i lirë vërdallë. Nëse keni parë diçka apo keni dyshime, na kontaktoni ose shkoni në polici.”
Lidhur me këtë rast është dorëzuar tashmë një padi në Prokurori, e mbështetur edhe nga këshilltarë të Bashkisë së Romës. Autoritetet kanë nisur hetimet zyrtare dhe po kqyren me imtësi kamerat e sigurisë në zonën e parkut, me shpresën për të identifikuar autorin e këtij akti monstruoz.
Mbrojtësit e kafshëve theksojnë se një individ i aftë për të kryer një mizori të tillë ndaj një qenieje të pambrojtur, përbën një rrezik serioz për të gjithë shoqërinë.