PIagosën pronarin e servisit pasi nuk iu pëlqeu shërbimi, arrestohen 3 autorët në Korçë

KORÇË – Tre persona janë arrestuar nga policia pas një konflikti të ndodhur në një servis automjetesh, ku mbeti i plagosur pronari i tij.

Sipas hetimeve, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pas pakënaqësive për një shërbim. Dy prej autorëve kanë goditur pronarin me sende të forta dhe mjete prerëse, ndërsa një tjetër është përfshirë në konflikt.

Policia bën me dije se është proceduar penalisht edhe vetë pronari i servisit, pasi gjatë përplasjes ka plagosur lehtë dy nga autorët.

Në vendngjarje janë sekuestruar mjetet prerëse dhe automjeti i përdorur, ndërsa të gjithë të përfshirët kanë marrë ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Korçë/ U konfliktuan për motive të dobëta dhe dëmtuan me mjet prerës dhe sende të forta pronarin e një servisi automjetesh, vihen në pranga 3 autorët e dyshuar të ngjarjes së djeshme.

Procedohet penalisht edhe pronari i servisit pasi gjatë përfshirjes në konflikt, dëmtoi lehtë me mjet prerës, dy prej autorëve. Sekuestrohen mjetet prerëse dhe një automjet.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për një konflikt midis disa shtetasve të ndodhur në lagjen nr. 10, Korçë, në përfundim të veprimeve të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e këtij rasti, bëjmë me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit:

-E. D., 39 vjeç, banues në Korçë;

-E. Th., 40 vjeç, banues në Tiranë;

-L. M., 34 vjeç, banues në Korçë.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. Xh., 35 vjeç, banues në Korçë (pronari i servisit) për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Nga verifikimet e kryera rezulton se dy shtetasit E. D., dhe E. Th., kanë shkuar me një automjet tek servisi i shtetasit R. Xh., të cilin për motive të dobëta (pakënaqësi për një shërbim të kryer nga pronari i servisit) e kanë goditur me sende të forta dhe e kanë dëmtuar me mjet prerës. Ndërsa shtetasi L. M., është ndodhur rastësisht në servis dhe është përfshirë në konflikt. Gjithashtu edhe 35-vjeçari R. Xh., gjatë konfliktit ka dëmtuar lehtë me mjet prerës (gërshërë pune) shtetasit E. Th., dhe L. M.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe mjetet prerëse (një bisturi-thikë dhe një gërshërë).

Pas ndihmës mjekësore të marrë në spitalin e Korçës, të dëmtuarit janë larguar në banesa. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Related Posts

Kartë me lekë për të blerë ushqime! Edi Rama jep lajmin e madh për shqiptarët, gjithë familjet që

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, zhvilloi sot një takim me asamblenë e Partisë Socialiste, Njësinë 14 në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama…

Njihuni me fshatin mbi humnerë që të mban në frikë: Aty ku çdo hap mund të jetë i fundit (VIDEO)

Në një fshat të largët të Kinës, banorët jetojnë të varur mbi një shkëmb 800 metra të thellë, ku përditshmëria përfshin ngjitje të rrezikshme, izolim ekstrem dhe…

E pabesueshme: Djali autik 4-vjeçar bie nga kati i 16-të, por ndodh mrekullia..

Një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur në Francë, ku një fëmijë 4-vjeçar ka shpëtuar pa asnjë dëmtim serioz pasi ra nga kati i 16-të i një ndërtese,…

DALIN REZULTATET: Ja kush bëhet finalistja e parë në Big Brother VIP Albania

Gara për finalen në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka hyrë në një fazë vendimtare, ku këtë javë në nominim për finalistin e parë kanë qenë:…

Detaje të reja: Zbulohet përse hυmbën jetën nëna 50-vjeçare dhe vajza 15-vjeçare natën e Krishtlindjeve në Itali

Autoritetet italiane kanë hapur një hetim për vr asje të dyfishtë pas vd ekjes së Antonella Di Ielsi, 50 vjeç, dhe vajzës së saj, Sara Di Vita,…

Tension brenda PS/ Pas Spiropalit, Garda ndalon edhe Braçen në takimin e Ramës, ja çfarë ndodhi në Asamblenë e PS-së

Deputeti Erion Braçe, prej disa ditësh ka konfirmuar se kërkon të kandidojë në zgjedhjet për kreun e Bashkisë së Tiranës. Për këtë ai ka nisur edhe një…