U gjet i vdekur në lulishte, policia identifikon 52-vjeçarin

Trupi i pajetë i një 52-vjeçari është gjetur në një lulishte të qytetit të Sarandës, ndërsa hetimet për shkaqet e vdekjes janë ende në vijim.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e viktimës vetëm pak orë pas gjetjes së trupit. Bëhet fjalë për shtetasin Fatmir Taka, banor i Sarandës, i cili sipas burimeve jetonte në kushte të vështira dhe endej shpesh rrugëve të qytetit. Ai nuk kishte familje të afërt, përveç disa të afërmve.

Sipas këqyrjes paraprake të trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja mund të ketë qenë natyrale, megjithatë pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë.

Për shkak të kushteve të papërshtatshme të morgut në spitalin e Sarandës, trupi i 52-vjeçarit është transportuar drejt Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku do të kryhet ekspertiza përfundimtare,

Related Posts

Ky është momenti kur darsmorët harrojnë nusen pasi kunata me vallëzimin e saj mahnitë të gjithë (VIDEO)

Një moment plot energji dhe atmosferë festive nga një dasmë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, ku protagonistë nuk është nusja, por kunata e saj. Videoja që…

Nga punëtor në milioner, historia e pabesueshme e Klodianit nga Lezha që mbërriti me gomone në Itali

Shqiptari Klodian Matija, i cili mbërriti në Itali me gomone, arriti të blejë hotelin ku dikur punonte si punëtor, duke u bërë sot pronar dhe menaxher i…

GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt, pasuritë e sekuestruara të bosit të lojërave të fatit mbesin të “izoluara”

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka rrëzuar kërkesën e avokatëve mbrojtës te të zhdukurit Ervis Martinaj dhe familjarëve të tjerë, për të hequr sekuestron e pasurive të sekuestruara…

E rëndë në vend/ Gjendet i pajetë burri në lulishten e qytetit

Trupi i një 52-vjeçari u gjet i pajetë në lulishten e qytetit të Sarandës, ndërsa hetimet për shkaqet e ngjarjes po vijojnë. Policia vendore ka bërë edhe…

Horoskopi javor i Brankos, 30 mars – 5 prill 2026: dashuria, puna dhe këshilla për çdo shenjë

Në renditjen e shenjave më me fat për javën nga 30 marsi deri më 5 prill 2026, dashuria zhvendoset te shenjat e tokës: Demi, Virgjëresha dhe Bricjapi….

Aksident I FRKSHËM! Autobusi i mbushur me fëmijë përplaset me një makinë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të hënë në Trivolzio, në Itali, ku një autobus shkolle është përplasur me një automjet. Në autobus ndodheshin rreth…