Si do të jetë moti në prill? Meteorologia na ‘paralajmëron’ kur vjen pranvera

Kjo javë ka nisur me mot të paqëndrueshëm dhe kështu pritet të vijojë në ditët në vijim. Sipas meteorologes Rezarta Xhakollari, gjatë ditës së martë priten vranësira dhe reshje shiu me intensitet të ulët që nisin nga jugu, ndërsa të mërkurën reshjet intensifikohen dhe në zonat malore në verilindje e juglindje pritet edhe dëborë mbi 1000 metra.

Gjatë një interviste televizive, Xhakollari tha se temperaturat do të mbeten të ulëta për këtë periudhë për shkak të ajrit të ftohtë që ka përfshirë rajonin.

Nga fundjava e parë e prillit moti nis të përmirësohet gradualisht, me më shumë kthjellime dhe rritje temperaturash. Ndërsa pas datave 10-12 prill pritet të rikthehet i ngrohti i vërtetë, me temperatura që mund të arrijnë deri në 26 gradë, duke sjellë më në fund një ndjesi tipike pranverore.

“ Marsi na gënjeu në fillim me temperatura të larta dhe mot të thatë, por na surprizoi me masa të paqëndrueshme ajrore. Fundi i prillit është ai që shënjon tërheqjen e masave të ftohta ajrore. Kjo masë arktike që përfshiu Shqipërinë ishte një anomali por ende mbetemi nën masa të paqëndrueshme. Nesër do të kemi paqëndrueshmëri. E gjithë java do të jetë e paqëndrueshme.

LEXO EDHE Nën hetim për mashtrim dhe pastrim parash, Prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e një pronari Call Center-i

Në pjesën e parë të ditës së martë do të kemi vranësira por gradualisht do të kemi reshje shiu gjatë pasdites që do të jetë me intensitet të ulët. Reshjet do të fillojnë nga jugu i vendit. Reshjet e shiut në jug do të intensifikohen të mërkurën ndërkohë që do të ketë reshje dëbore edhe në verilindje dhe juglindje në lartësitë 1000 metra mbi nivelin e detit.

Pra ajri i ftohtë arktik është prezent mbi gadishullin e Ballkanit dhe do të mbetet aty gjatë gjithë kësaj jave. Temperaturat do të mbeten të ulëta poshtë mesatares së muajit. Fundjava e parë e prillit do të jetë e qëndrueshme. Dita e dielë do të kemi temperatura në rritje dhe kohë me diell. Paqëndrueshmëria e motit do të vazhdojë deri në 10-ditëshin e parë të prillit por temperaturat do të vazhdojnë të rriten.

I ngrohti i vërtetë do të vijë pas datës 10-12 prill. Në këtë periudhë do të aktivizohen masat ajrore të ngrohta nga veriu i Afrikës dhe temperaturat do të shkojnë në 26 gradë. Vranësirat do të mbeten prezentë por pranvera do të ndihet. Muaji prill do të jetë me reshje dhe me temperatura mbi mesatare” tha ajo.

Related Posts

E rëndë/ Punëtorët po punonin poshtë furgonit në një gomisteri.. shkrumbohet nga flakët

Flakët e zjarrit kanë përfshirë një furgon pranë një servisi automjetesh që gjithashtu shërben edhe si gomisteri. Ngjarja ndodhi në orët e mbrëmjes së sotme në Shkodër…

Zarf ne Big Brother, ja cfare u vendos per 4 banoret

Një zhvillim i papritur ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke ndryshuar dinamikën e lojës për disa prej banorëve. Në shtëpi ka mbërritur një…

Shqipëria drejt BE/ Rama jep SUPER LAJMIN, shteti i madh i thotë “PO”…

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se procesi i integrimit të Shqipërisë ka njohur një përshpejtim të fortë falë përmbushjes së detyrave të lëna nga Brukseli, por edhe…

Sherri Rama-Spiropali, ‘thyhet’ heshtja, socialistët nxjerrin detajet e padëgjuara më parë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka reaguar për herë të parë pas zërave që qarkulluan lidhur me mbledhjen e së shtunës prej tetë orësh…

“Krimi po vë rregullat e lojës? Artan Hoxha bën deklaratën e fortë: Ata vendosin edhe rektorin e universitetit

Ne kemi arritur në pikën ku krimi po bën rregullat e lojës dhe po ndikon shoqërinë. Këtë shqetësim ngriti në një emision televiziv, gazetari Artan Hoxha, sipas…

Meri Shehu bën renditjen për muajin Prill, cilat janë shenjat më me fat

Në studion e emisionit “Rudina” në TV Klan, këtë të hënë, më 30 mars, astrologia Meri Shehu ndau me shikuesit lajmet e bukura për muajin Prill për…