Një aksident tragjik ka ndodhur sot në Austri, ku një i ri shqiptar nga Kosova, ka humbur jetën.
Ngjarja u regjistrua në rajonin Urfahr-Umgebung, në rrugën B126, pas përplasjes së një veture me një kamion, ndërsa viktimë mbeti shtetasi me iniciale Y.Z.
Viktima, 18 vjeç, ishte lindur në Linz dhe rrjedh nga një familje shqiptare me origjinë nga Kuk, Opojë. Pas përplasjes së fuqishme, ai mbeti i vdekur në vend, pavarësisht përpjekjeve të ekipeve mjekësore për ta shpëtuar.
Në aksident u lëndua edhe shoku i tij, një shtetas rumun, i cili po trajtohet nga autoritetet lokale.
Rrethanat e aksidentit janë ende në hetim nga autoritetet austriake ndërsa ngjarja ka shkaktuar tronditje tek familjarët dhe komuniteti shqiptar në Austri, duke ngritur alarmin për sigurinë rrugore në zonë.