Ajo humbi nënën e saj nga ka nceri pas një diagnoze të gabuar. Në moshën 16-vjeçare, ajo ndërtoi një sistem inteligjence artificiale për të parandaluar që e njëjta gjë t’u ndodhë të tjerëve.
Melek Öztürk ishte vetëm 16 vjeç kur nëna e saj fillimisht u diagnostikua gabimisht me ka ncer të pankreasit, për t’u identifikuar më vonë saktë me kan cer të gjëndrës mbiveshkore. Vonesat dhe konfuzioni gjatë trajtimit i treguan asaj nga afër se sa pasoja të rënda mund të ketë një diagnozë e gabuar. Nëna e saj nuk arriti të mbijetojë. Në vend që të dorëzohej para dhimbjes, Melek vendosi ta shndërrojë atë në diçka që mund të ndihmojë të tjerët.
Duke punuar në klubin e matematikës “Matrix” në Izmir, ajo zhvilloi një sistem AI të quajtur ONCOMathRIX, i cili përdor analiza topologjike dhe diferenciale për të zbuluar kancerin e qelizave të veshkave nga imazhet patologjike brenda sekondash. Sistemi u testua në 537 dataset-e dhe arriti një saktësi prej 97%. Projekti tashmë ka kaluar fazën e parë të TEKNOFEST dhe është në proces patentimi.