Një plagosje me a rmë zjarri është regjistruar pak minuta më parë në zonën e Kamzës, duke shkaktuar shq etësim tek banorët e zonës. Sipas informacioneve paraprake, një grua ka mbetur e plagosur në rrethana që dyshohet të jenë ak sidentale, ndërsa ndodhej në banesë së bashku me bashkëshortin e saj.
Mësohet se incidenti ka ndodhur në momentin kur bashkëshorti i saj po pastronte një armë gjahu, konkretisht një çifte. Gjatë këtij procesi, arma është shkrepur në mënyrë të paqëllimshme, duke e plagosur gruan. Menjëherë pas incidentit, e plagosura është transportuar për në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Deri në këto momente, nuk ka ende informacione të sakta mbi gjendjen e saj shëndetësore, ndërsa autoritetet po punojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të verifikuar detajet që çuan në këtë aksident