Persona të paidentifikuar kanë tentuar të hapin varrin e nipit të 65-vjeçarit me iniciale F. Gj., banues në Tale, Lezhë. Ngjarja është zbuluar nga vetë familjari, i cili ka konstatuar dëmtime në pllakat betoni të varrit. Pas kallëzimit, Komisariati i Policisë Lezhë ka referuar materialet në Prokurori, ku hetimet janë në vazhdim nën drejtimin e saj.
Sipas informacioneve nga vendngjarja, pllaka e varrit ishte përpjekur të hapej me qëllim depërtimin në vendin ku ishte varrosur i ndjeri, vetëm pak muaj pas vdekjes. Arkivoli, i mbyllur hermetikisht, ka penguar përfundimin e këtij veprimi, duke bërë të pamundur depërtimin në brendësi.
Dëshmitarët lokalë dyshojnë se tentativë mund të ketë pasur qëllim grabitjen e sendeve të mundshme që ndodheshin brenda varrit. Ngjarja ka shkaktuar shqetësim dhe reagime në komunitet, ndërsa autorët dhe motivet e veprimit pritet të identifikohen nga hetimet