Tension brenda PS/ Pas Spiropalit, Garda ndalon edhe Braçen në takimin e Ramës, ja çfarë ndodhi në Asamblenë e PS-së

Deputeti Erion Braçe, prej disa ditësh ka konfirmuar se kërkon të kandidojë në zgjedhjet për kreun e Bashkisë së Tiranës. Për këtë ai ka nisur edhe një numër takimesh në Asambletë e PS në kryeqytet, ku njëkohësisht edhe kryeministri Edi Rama ka nisur një tur.

Por gjatë këtij turi ka ndodhur edhe një incident para tre ditësh në mbledhjen e Asamblesë së PS në njësinë nr. 7 në Tiranë.

Vox News mëson se ndërsa mbledhja ishte njoftuar se do të niste në orën 18.00 të pasdites, kryesocialisti Edi Rama ka ardhur më herët për shkak të axhendës dhe në këtë mënyrë mbledhja nisi me të pranishmit që ishin aty.

Sakaq, Braçe që ishte njoftuar për zhvillimin e mbledhjes në orën 18.00 dhe kur arriti nuk u lejua nga Garda të hynte në takim me arsyetimin që ajo kishte nisur.

Ky është rasti i dytë, ku Garda ndërhyn ndaj atyre që po cilësohen si “rebelë të PS.

Pasi edhe ditën e djeshme ndodhi një incident i ngjashëm në seancën parlamentare.

Ndërsa deputetja Elisa Spiropali donte t’i shmangej vëmendjes së mediave të cilat e prisnin te dera kryesore e Kuvendit. Por në tentativë për të hyra nga dera e pasme, Garda e ka bllokuar.

Ndërkohë, Braçe ka komentuar daljen e kryeministrit Edi Rama, në krahun e të cilit është shfaqur në dy takimet e fundit në njësitë 4 dhe 14, Ogerta Manastirliu.

Braçe tha mbrëmë në “Top Story” se edhe ai do të ishte në këto dy mbledhje, por ishte i angazhuar diku tjetër. Po ashtu, deputeti socialist, i cili ka shpallur publikisht kandidaturën për Bashkinë e Tiranës, i pyetur nëse Rama ka reaguar, tha se deri më tani kryeministri nuk e ka kontaktuar.

“Jo, kjo është një mbledhje normale. Unë në këtë njësi nuk kam qenë, sepse e kisha të pamundur të shkoja në Kashar, pasi isha në një mbledhje tjetër. Isha në Asamble, ku ishte zonja Manastirliu, dhe në orën 7 ishte mbledhja në Kashar, ndaj e kisha të pamundur të isha. Por isha në Asamble dhe unë zakonisht ulem në fund të sallës për të parë sesi është perceptimi i njerëzve dhe si e përjetojnë ata. Rama nuk ka bërë asnjë reagim, përveç diçkaje që është për mua… Unë nuk kam dalë me një njoftim: “Kërkohet Erion Braçe si kandidat për Tiranën”, por kam kërkuar një proces statutor brenda partisë, ndryshe nga ai i shtatorit të vitit të kaluar, që ishte vetëm një njoftim.. Unë nuk përfaqësoj një kandidat me një njoftim. Unë dua një kandidat, edhe ndryshe nga unë, që krijon një kohezion me njerëzit”, deklaroi Braçe.

Related Posts

Detaje të reja: Zbulohet përse hυmbën jetën nëna 50-vjeçare dhe vajza 15-vjeçare natën e Krishtlindjeve në Itali

Autoritetet italiane kanë hapur një hetim për vr asje të dyfishtë pas vd ekjes së Antonella Di Ielsi, 50 vjeç, dhe vajzës së saj, Sara Di Vita,…

Askush nuk thotë! Pse Rama ishte në Izrael? Analisti i thotë të gjitha –

Një vizitë që kaloi pothuajse në heshtje po ngre shumë pikëpyetje. Pse ishte Edi Rama në Izrael dhe çfarë fshihet pas këtij udhëtimi? Ndërsa askush nuk flet…

“Elvis Pupa nuk është për drama”, Belina Pupa ben deklaraten e papritur pas hyrjes se Visit ne Ferma VIP

Belina Pupa, bashkëshortja e fermerit Elvis Pupa ishte e ftuar këtë të premte në studion e Living Day në Vizion Plus nën moderimin e Brunilda Lahes. Ajo…

Lajm i mirë nga Qeveria Rama për pensionistët/ Duke nisur nga

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, zhvilloi sot një takim me asamblenë e Partisë Socialiste, Njësinë 14 në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama…

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 4 Prill 2026

Dashi Nëse jeta juaj ne çift vazhdon te jete delikate, sot do bëni çmos qe ta ndryshoni rrënjësisht atë. Jo te gjithë do ja dalin, por te…

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 5.9 ballë godet këtë vend, raportohet për të vd*kur

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën pasi një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.9 ka goditur rajonin kufitar midis Afganistanit dhe Taxhikistanit, duke lëkundur pjesë të…