Modelja dhe aktorja, Elizabeth Hurley, është shfaqur ‘topIess’ në fotot e saj të fundit në rrjetet sociale. 60-vjeçarja herë pas here pëlqen që të ndajë poza jo*shëse me ndjekësit në “Instagram” dhe postimi i saj më i fundit nuk mund të ishte përjashtim.
Ylli i “Austin Powers: International Man of Mystery” dukej mahnitëse ndërsa zhvishej për t’u ngrohur në diell. 60-vjeçarja dukej e pabesueshme ndërsa ishte shtrirë në një livadh, duke mos veshur asgjë tjetër përveç një palë bikini të verdha. Për të mbrojtur gjoksin e saj, aktorja kishte vendosur krahët.
Ndërkohë ajo ka dhënë dhe një këshillë për ndjekësit e saj që të vënë kremin e diellit.

“Pranvera erdhi! Sot, kërkova pak vitaminë D. Për sa kohë që e mbroni lëkurën tuaj, pak diell është vërtetë i mirë për ju, si mendërisht ashtu edhe nga ana e bukurisë, kështu që… lyejeni me krem dhe dilni jashtë”, shkruan aktorja 60-vjeçare krahas fotove të saj.