Detaje të reja kanë dalë në dritë nga grabitja e kasafortës në një banesë në rrugën “Zihni Sako”, nga dy autorët, Andi Hasani dhe Agron Goxhaj.
Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj bën me dije se Andi Hasani dhe Agron Goxhaj ruajtën pronarin e banesës ku vodhën kasafortën në zonën e Kinostudios në Tiranë derisa doli nga shtëpia dhe përmes një çelësi të punuar nga Goxhaj hynë brenda dhe morën kasafortën me gjithçka kishte brenda.
Më pas u larguan duke rregulluar çdo gjë dhe pasi e hapën brenda saj gjetën një shumë parash dhe sende me vlerë, përfshirë disa bizhuteri dhe një pistoletë që pronari e kishte me leje. Me gjetjen e ar*mës, Hasani dhe Goxhaj janë frikësuar dhe kanë menduar se pronari mund të ishte punonjës policie.
Ata janë rikthyer sërish në banesë për të lënë vetëm ar*mën me kasafortën, por jo sendet e tjera me vlerë. Megjithatë, sapo janë afruar kanë konstatuar në banesë policinë, e cila ishte thirrur nga pronari pas denoncimit për vjedhje.
Fillimisht, sapo kanë parë policinë kanë tentuar të largohen me vrap, por efektivët e Komisariatit nr. 4 mundën t’i kapin.
Nga kontrollet në shtëpinë e Agron Goxhajt, i cili rezulton me precedent penal, i arrestuar më parë për plagosje në Shkodër, u gjet punishtja për falsifikim të çelësave të dyerve.
Me të njëjtën skemë dyshohet se kanë vjedhur bashkë edhe shtëpi të tjera në zona të ndryshme.