I fundit! Meteorologu Osmani: Temperatura deri në 25°C, rënie graduale gjatë javës

I ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Mulaj, meteorologu Hakil Osmani nga Meto Alb tha se fillimi i javës do të jetë nën dominimin e motit të qëndrueshëm, me intervale të gjata me diell, sidomos në vijën bregdetare, ndërsa zonat malore do të kenë kalime të shpeshta të vranësirave.

Osmani shpjegoi se temperaturat do të jenë të favorshme, me minimumet që sot në mëngjes shënojnë 5°C në zonat malore dhe maksimumet rreth 25°C në ultësirën perëndimore. Duke filluar nga dita e martë, sipas tij pritet një rënie graduale e temperaturave, ku minimumet në qytetet malore do të zbresin në 1°C, ndërsa maksimumet nuk do ta kalojnë vlerën 20°C.

“Gjatë kësaj jave kemi lajme të mira, pasi në pjesën më të madhe të territorit shqiptar do të dominojë moti i qëndrueshëm. Kjo do të thotë se kryesisht dita e sotme dhe dita e martë do të kenë intervale të gjata me diell. Vranësirat do të jenë më të dukshme në vijën bregdetare dhe në zonat malore herë pas here, duke krijuar mundësi për reshje të pakta. Dita e mërkurë do të ketë vranësira të fokusuara kryesisht në zonat malore, që herë pas here mund të sjellin momente të pakta shiu. Dita e enjte dhe dita e premte do të kenë gjithashtu vranësira disi prezente, sidomos në shtrirjen lindore, duke sjellë rritje të lagështisë dhe mundësi për reshje lokale. Pjesa tjetër e territorit do të vazhdojë të ketë dominim të motit të qëndrueshëm, me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash. Temperaturat e mëngjesit sot shënojnë minimum 5°C në qytetet e zonave malore dhe maksimum 25°C në ultësirën perëndimore. Duke filluar nga dita e martë, minimumet do të zbresin në 1°C dhe maksimumet rreth 20°C, pak më të ulëta se vlerat normale.

Në disa zona malore, temperaturat minimale do të jenë 3-4°C më të ulëta se normalja, ndërsa maksimumet do të jenë rreth 20-21°C. Era në fillim të javës do të jetë e moderuar, me shpejtësi deri në 35-40 km/h. Duke filluar nga dita e premte dhe pjesërisht dita e shtunë, era mund të arrijë deri në 65 km/h, duke krijuar vështirësi për trafikun detar, kryesisht gjatë ditës së premte. Për fundjavën e Pashkëve për besimtarët ortodoksë, moti pritet të jetë kryesisht i qëndrueshëm. Paraditet do të sjellin intervale të gjata dielli, ndërsa pasditet herë pas here kalime vranësirash, më të dukshme ditën e diel në orët e vona të mbrëmjes dhe ditën e hënë. Temperaturat maksimum do të jenë rreth 21-22°C, duke e bërë motin të këndshëm për kremtime dhe aktivitete jashtë”, tha ai.

Sa i përket situatës në rajon, osmani tha se Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të jenë nën dominimin e motit të qëndrueshëm, me intervale të gjata dielli dhe kalime të lehta vranësirash.

“Temperaturat e mëngjesit në Kosovë sot janë 3°C, me maksimum 21°C. Në Maqedoninë e Veriut minimumet janë 4°C dhe maksimumet rreth 22°C. Duke filluar nga dita e martë, në Kosovë minimumet do të zbresin në -1°C dhe maksimumet rreth 17°C, ndërsa në Maqedoninë e Veriut minimumi do të shkojë në 0°C dhe maksimumi rreth 18°C”, tha ai.

Related Posts

Horoskopi javor i Brankos, 6 deri 12 prill 2026 për të 12 shenjat. Dashuri, punë dhe këshilla për çdo shenjë

Dashi Kjo javë është dinamike dhe e mbushur me energji për Dashin. Dielli në favor ju shtyn të veproni dhe të mos qëndroni në vend. Në punë…

Zarf në shtëpinë e Big Brother – Selin mbetet me gojë hapur! Ja çfarë do ndodhë sot

Një zarf i papritur ka mbërritur në shtëpinë e Big Brother, duke shkaktuar reagime të forta tek banorët. Më e habitura ka qenë Selin, e cila ka…

“Çohu dil jashtë”/ Bieta përzë të ftuarin nga emisioni, çfarë tha ai?

“Çohu dil jashtë”/ Bieta përzë të ftuarin nga emisioni, çfarë tha ai? Aktori i humorit, Juxhin Plovishti, ishte dje i ftuar në “Ftesë në 5”. Por moderatorja…

Ngjarje e rëndë në vend, dy gra h*dhen nga pallati, vd*sin

Dy gra humbën jetën sot në mëngjes pasi u hodhën nga pallati në dy episode që ndodhën në më pak se tre orë në qendër të Vlorës,…

Lajm i fundit! Nga 11 prilli nis zbatimi i plotë i sistemit Entry-Exit në BE, çfarë ndryshon për udhëtarët

Bashkimi Europian hyn në një fazë të re të kontrollit kufitar duke nisur nga 11 prilli 2026 zbatimin e plotë të sistemit Entry Exit (EES), një mekanizëm…

Nisin aplikimet për kompensim të pagës minimale/ Ja kush përfiton

Nga 1 prilli bizneset që kanë punonjës me pagë minimale do të mund të aplikojnë për të përfituar kompensim për rritjen e kostove. Sipas vendimit të qeverisë…