Berisha: Rama mashtronte pensionistët, rritja e çmimeve po godet rëndë këtë shtresë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për mashtrim ndaj pensionistëve, gjatë një konference për shtyp.

Berisha theksoi se rritja e fortë e çmimeve, veçanërisht e ushqimeve dhe energjisë, po godet rëndë këtë shtresë të shoqërisë. Ai e cilësoi si “cinik dhe të pashpirt” qëndrimin e qeverisë ndaj pensionistëve dhe kritikoi skemën e bonusit të përdorur gjatë zgjedhjeve të 11 majit.

Sipas Berishës, pensionistët nuk kanë marrë ende asnjë pagesë nga fondi prej 240 milionë eurosh, i depozituar për vitin 2025, dhe mbi 45% e tyre përjashtohen nga përfitimet ose marrin shuma minimale. Ai theksoi se pensionistët me pension invaliditeti ose pensione të pjesshme janë ndër më të penalizuarit.

“Shtresa e pensionistëve shqiptarë po goditet çdo ditë e më shumë nga rritja stratosferike e çmimeve. Bonusi i premtuar është mashtrim, pasi pjesa më e madhe e përfituesve nuk merr asgjë ose përfiton shuma simbolike. Kjo bën që shumë pensionistë të mos mund të blejnë ushqimet bazë ose ilaçet e nevojshme për trajtimin e sëmundjeve kronike,” deklaroi Berisha.

Kryetari i opozitës kërkoi që qeveria të ndërmarrë masa konkrete për mbështetjen e pensionistëve dhe të garantojë disbursimin e fondit të premtuar.

“Sot, dua të denoncoj qëndrimin cinik të pashpirt të qeverisë, Edi Ramës ndaj shtresës më vulnerabël, më të dëmtueshme që është shtresa e pensionistëve shqiptarë. Rritja stratosferike e çmimeve, e ndikuar thellësisht nga kriza energjetike, ka goditur dhe godet çdo ditë e më shumë këtë shtresë të mashtruar, të injoruar në shkallë ekstreme nga qeveria. Së pari dua të theksoj se skema e bonusit, e përdorur në zgjedhjet e 11 majit, pas zgjedhjeve faktohet një mashtrim i vërtetë. Kanë kaluar kaq muaj dhe pensionistët nuk kanë marrë një qindarkë nga fondi i depozituar në Bankën e Shtetit prej 240 milionë eurosh para të pashpenzuara gjatë vitit 2025. Sipas vendimeve të qeverisë dhe premtimeve, ato do u disbursoheshin si bonus pensionistëve. Asnjë qindarkë nga ky fond gjer sot nuk është disbursuar, çka do të thotë se ai po përdoret nga qeveria për qëllime të tjera dhe po ruhet që t’u jepet në fund të vitit.

Pra, nuk po u mundësohet pensionistëve me çmimet stratosferike që rriten nga java në javë, nga muaji në muaj. Së dyti, skema e bonusit është mashtrim pasi në këtë skemë mbi 45 përqind e pensionistëve nuk marrin asgjë, ose marrin thërrime, marrin dy kile domate apo tre kile tranguj. Faktikisht bonusi që përfitohet sipas kësaj skeme përjashton pothuajse tërësisht të gjithë pensionistët me pensione invaliditeti, pensione jo të plota e me radhë. Kështu që çdo ditë jeta e pensionistëve bëhet më e vështirë. Në qoftë se kemi parasysh sot çmime që nuk kanë ekzistuar kurrë në tregun e zarzavateve, treg në të cilin një kg domate shitet të paktën 7 herë më shtrenjtë se 7-8 vite më parë, pra kjo bën që kjo shtresë prej 750 mijë qytetarësh të ndjenjë pamundësinë dhe vështirësi të mëdha ditore për ushqimin e vet. Kjo bën që kjo shtresë të mos mund të blejë ilaçet që i duhen për mjekimin ditor të sëmundjeve, dhe dihet se incidenca e sëmundjeve kronike në këtë shtresë është shumë, shumë e lartë,” tha Berisha.

Related Posts

Pitbulli kafshoi 4-vjeçaren në Vlorë, flet punëtori hero që e shpëtoi: U turr dhe e kapi nga koka

Një punëtor i bashkisë i cili ndodhej pranë vajzës së vogël në momentin që është suImuar nga qeni pitbull në Vlorë, ka arritur që ta shpëtojë të…

Aksident në Itali/ Vdes gruaja shqiptare, tre të plagosur, mes tyre një fëmijë

Sërish gjakderdhje në autostradën A14 në Itali. Rreth orës 3:30 të mëngjesit, një aksident dramatik ndodhi midis kabinave të pagesës Ankona Nord dhe Sud, në autostradën me…

Pasi e imitoi në BBVA, ja sa para i dha Arbri-Stenaldos për të blerë shtëpinë e tij në Tiranë

Nisma për t’i siguruar një shtëpi ish-banorit të “Big Brother VIP”, Stenaldos, po merr gjithnjë e më shumë mbështetje, dhe këtë herë një kontribut i rëndësishëm ka…

Treni përplaset me një kamion, një viktimë dhe rreth 27 të plagosur

Një person ka humbur jetën dhe 27 të tjerë janë plagosur pas një aksidenti hekurudhor që ka ndodhur në Francë. Një tren u përplas me një kamion…

Reagon për herë të parë Akili pas eliminimit nga Ferma VIP

Akili ka ndarë ndjesitë e tij të para pas eliminimit të papritur nga “Ferma VIP”, një dalje që shkaktoi mjaft zhurmë pas sakrificës që ai bëri në…

Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së, çfarë u diskutua në Kryesinë e Kuvendit

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme Grupin Parlamentar të PS-së. Rama ka pak minuta që ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit ku po zhvillohet mbledhja….