Pas mesnate, bota mban sytë nga Irani: Çfarë do të bëjë sonte Trump?

Pavarësisht se Donald Trump prej ditësh bën presion të madh ndaj Iranit, ku sot madje tha se nëse nuk hapin Ngushticën e Hormuzit, qytetërimi iranian do të vdesë, Reuters raporton se në Teheran ky presion nuk po funksionon.

Irani nuk do ta rihapë Ngushticën e Hormuzit në këmbim të “premtimeve boshe”, tha një burim i lartë iranian.

Reuters raportoi se burimi u shpreh se fleksibiliteti do të tregohet nga Irani “kur të shohim fleksibilitet nga pala amerikane”.

Ata shtojnë se Pakistani, i cili është përpjekur të ndërmjetësojë një marrëveshje paqeje, vazhdon t’i përcjellë mesazhe SHBA-së, por Uashingtoni “nuk e ka ndryshuar tonin e tij”.

“Nëse SHBA kalon vijat e kuqe, përgjigja e Iranit do të shtrihet përtej rajonit”

Në një deklaratë të re, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) tha se ka treguar ‘përmbajtje të konsiderueshme’ dhe ‘kujdes në zgjedhjen e objektivave për hakmarrje’ kundër SHBA-ve dhe partnerëve rajonalë.

“Nga ky moment e tutje, të gjitha këto konsiderata do të lihen mënjanë”, thuhet në deklaratën e shpërndarë nga mediat shtetërore.

IRGC gjithashtu paralajmëroi se nëse ushtria amerikane “kalon vijat e kuqe, përgjigja jonë do të shtrihet përtej rajonit”, duke shtuar se do të synojë infrastrukturën e SHBA-ve dhe të partnerëve të saj dhe do të ndërpresë furnizimet rajonale me naftë dhe gaz për vite me radhë.

Katari jep alarmin: Situata po del jashtë kontrollit

Pak orë para skadimit të ultimatumit të Donald Trump ndaj Iranit dhe ndërsa tashmë janë në zhvillim sulme ndaj urave dhe autostradave në Republikën Islamike, Katari paralajmëron se situata ‘është pranë’ një pike ku nuk mund të kontrollohet më.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Dohas, Majed al?Ansari, tha: ‘Që nga viti 2023 kemi paralajmëruar se një përshkallëzim i lënë pa kontroll do të na çojë në një situatë të pakontrollueshme dhe tani jemi shumë afër asaj pike. Prandaj kemi bërë thirrje që të gjitha palët të gjejnë një zgjidhje, të gjejnë një mënyrë për t’i dhënë fund kësaj lufte para se të jetë tepër vonë’”.

Related Posts

Publikohet rezultati: Ja kush largohet sonte nga Big Brother VIP Albania (FOTO)

Televotimi i kësaj jave në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka sjellë një përballje të fortë dhe mjaft të komentuar mes tre banorëve, duke rritur ndjeshëm…

“Pengesa dhe tensione…”, ja me sa yje i rendit Meri Shehu shenjat këtë javë

Në studion e “Rudina” në Tv Klan, këtë të hënë, më 6 Prill, ishte e ftuar astrologia e njohur Meri Shehu, e cila parashikoi javën në sferën…

“Qen i etur, po të dalin jargët”/ Selin shpërthen keq ndaj Rogertit: Je i pa plotësuar nga ana s*ksuale

Dita e sotme ka patur shumë debate në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”. Selin është përplasur ashpër me Mirin dhe me Rogertin….

E rëndë/ Një person gjendet i pajẹtë në shtëpinë e tij, ja çfarë dyshohet (Emri+Foto)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Prishtinë ku një burrë i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëvrarë me armë zjarri….

“Mos ma shkel syrin…”/ Selin e ashpër me Mirin: Kërmill që lëpihesh…

Debatet mes Mirit dhe Selin në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” janë mjaft të forta. Mbrëmë pas dasmës së Brikenës dhe Mateos, ata kanë patur një…

U përpoq të dërgonte një sinjal… pastaj gjithçka u zhduk në heshtje: Çfarë ndodhi në ato sekonda të fundit?

Në errësirën e qetë të një mëngjesi pranveror, një telefon qëndronte nën ujërat e ftohta të lumit—ekrani i fikur, sinjali duke u shuar. Por deri në momentin…