Analisti Fatos Lubonja komentoi sot në studion e “News 24” aktualitetin politik dhe zhvillimet në të dy kampet, opozitë dhe mazhorancë.
Ai tha se kryeministri Edi Rama i ka spastruar herë pas here eksponentët që ishin një zë kundër tij, siç ishte rasti i LMN-së, mendimi ndryshe i drejtuar nga Ben Blushi dhe së fundmi me zhvendosjen e disa figurave si Elisa Spiropali.
Për të, Rama nuk bën dot ndryshime thelbësore në PS, edhe pse herë pas here “ndryshon gjithçka për të mos ndryshuar asgjë”. Madje edhe për rastin e Belinda Ballukut, pavarësisht pezullimit, shkarkimit dhe marrjes së saj të pandehur, njerëzit e saj vijojnë të jenë aty.
“Rama ka pasur gjithmonë kujdes që t’i spastrojë ata eksponentë që i bënin sadopak hije. Ka përjashtuar shumë nga ata si Ben Blushi, Kastriot Islami dhe Arben Malaj në atë lëvizjen e tyre që bënë një platformë, ide të artikuluar të mendimit ndryshe, kurse të tjerët as nuk kanë guxuar fare. Rama i do pa yndyrë fare, si thotë edhe ajo shprehja”, tha Lubonja.
Madje duke përforcuar diskursin e tij analitik të situatës politike në mazhorancë, mori për shembull rastin e ish-ministres Elisa Spiropali, që shpjegonte fare mirë gjendjen ku ndodhet mazhoranca. Për Lubonjën është pozitive mendimi ndryshe në PS, sikurse kanë vepruar Braçe dhe Spiropali, edhe pse shtoi se nuk shihte që të kishin aq shumë forcë sa për të ndryshuar situatën në parti.
“Kurse për Spiropalin mendoj se është një figurë e djegur, u vetësakrifikua mendoj. Por Ramën e shqetësojnë, sepse kur të lë edhe Spiropali, apo Mamica siç i thoshte, pra motra jote, atëherë mendo se çfarë ke bërë. Në këtë aspekt, Braçe, Spiropali apo të tjerë të heshtur aty janë zhveshje totale e mbretit lakuriq”, vijoi Lubonja.
Sipas analistit, Rama nuk bën dot ndryshime rrënjësore, sepse edhe njerëzit e Ballukut, pavarësisht largimit të saj, janë ende aty.
“Rama s’mund të bëjë transformim thelbësor, por do ndjekë praktikën ndrysho gjithçka për të mos ndryshuar asgjë, do vijojë me praktikën e tij të zakonshëm me ingranazhet, duke i zëvendësuar me të tjerë më të zellshëm me makinën apo sistemin që ka ndërtuar ai. Madje edhe pse Balluku u largua, njerëzit e saj janë përsëri aty”, tha Lubonja, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE