Dyshohen si pronarë të fshehur të resortit në Qerret dhe hotelit në Borsh, ILDKPI nis hetim pasuror për Erilinda Lalën dhe bashkëshortin e saj

Emisioni “TakFak”, në “News24”, riktheu këtë të mërkurë investigimin e “Vetting” për drejtoreshën Rajonale të Tatimeve të Tiranës, Erilinda Lala dhe bashkëshortit të saj Taulant Godroli, të cilët dyshohet se janë pronarë të fshehur të resorti në Qerret dhe një hoteli në Borsh, të cilën nuk e kanë deklaruar në formularin e vetëdeklarimit të pasurisë, lëshuar nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.

Nga ky institucion bëhet me dije se, ILDKPI ka filluar hetimet ndaj pasurisë së Drejtoreshës Rajonale të Tatimeve Tiranë, Erilinda Lala dhe bashkëshortit të saj, Taulant Godroli pas denoncimeve nga emisioni “Vetting”.

Ky informacion zyrtar konfirmohet nga korrenspondenca e “Vetting” me zyrën e informacionit në ILDKPKI.

Tashmë nuk jemi më në një verifikim të zakonshëm, por në një hetim ku çdo deklaratë pasurie nga Drejtoresha Erilinda Lala do të ballafaqohen me mosdeklarimin e kompanisë “2D Construction 2025” ish Gea Construction dhe burimet financiare të saj.

Në fakt, “Vetting” ka konfirmuar se Erilinda Lala nuk ka deklaruar dhurimin e aksioneve që ka patur te kjo kompani dhe se pas saj mund të fshihet ajo së bashku me bashkëshortin Taulant Godroli.

Këto indicie vijnë për faktin se një ditë pasi kishte bërë dhurimin e aksioneve të kompanisë “2D Construction 2025” te Marsida Dedej, i shoqi Godroli kishte paguar një gjobë të kompanisë te sporteli ndërkohë që nuk ishte as pronari, as person i autorizuar.

Ligji i detyron zyrtarët e lartë të bëjnë transparencë për çdo qindarkë dhe çdo pasuri që ndikon te të ardhurat, ndaj çdo mospërputhje mes deklarimeve zyrtare në Tiranë mund të çojë në shkarkimin e menjëhershëm ose ndjekje penale të Erilinda Lalas.

Ekzistojnë indicie të forta se Drejtoresha Lala dhe bashkëshorti i saj mund të kenë interesa të fshehura në resortin gjigant në Qerret, ku kompania ‘2D Construction 2025’ ka marrë leje ndërtimi mbi një truall që ka kaluar në Agjencinë e Zhvillimit të Territorit në shkelje të ligjit.

Erilinda Lala nuk ka deklaruar NIPT-et dhe emrat e biznesit që ka siguruar, rreth 40 mijë euro të ardhura në disa muaj të vitit 2023. Problemi tjetër është se Taulant Godroli nuk ka deklaruar edhe kompaninë që dikur ka qenë në pronësi të tij, si edhe rolin e tij në kompaninë tjetër ALKO IMPEX CONSTRUCTION (ish KLEDOR ALBANIA-09).

Sipas avokatit Redi Ramaj, në çdo rast ku ka situata të mosdeklarimit apo të deklarimit të rremë, mund të vendoset vërejtje ose gjobë në fillim.

“Më pas, nëse ka shkelje të rënda, ky institucion është i detyruar, që gjetjet e tij t’ia paraqesi kryesisht për deklarime të rreme, t’ia paraqesi zonës se ku ndodhet prona ose zyrtari”, tha për “Vetting” avokati Ramaj. Në vitin 2009 Taulant Godroli do të themelonte kompaninë Electral shpk si aksioner i vetëm dhe disa vite më pas ai do të bëhej administrator i një shoqërie koncesionare, HEC Hotolisht, e cila në vitin 2015 do të fitonte kontratën nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë për ndërtim, operim dhe transferim të hidrocentraleve të Hotolishtit me vlerë investimi 567 milionë lekë.

Problemi lidhet me faktin se Godroli nuk ka deklaruar në formularin e ILDKPKI-së se ka qenë administrator në këtë kompani koncesionare nga viti 2015 deri në vitin 2017.

Madje ai ka fshehur edhe aktin e transferimit të aksioneve të “Electral” shpk, pasi kjo nuk është e deklaruar në formularin fillestar të deklarimit të pasurisë si person i lidhur me Drejtoreshën Erilinda Lala.

Nëse hoteli në Borsh ka ngritur pikëpyetje, mesa duket punimet mund të kenë filluar edhe në zonën e Qerretit në Kavajë për kompaninë “2D Construction 2025”. Pamjet nga terreni tregojnë për ndërtime dhe ndërhyrje në këtë zonë, duke vërtetuar se ndërtimi në shkelje të ligjit po kthehet në një standard të rrezikshëm dhe askush nuk mund të bëjë asgjë.

Related Posts

“Izraeli më i fortë se kurrë, Irani i dobësuar”/ Netanyahu paralajmëron për një fitore të afërt

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u drejtua sot për publikun duke nderuar ushtarët izraelitë që kanë humbur jetën deri tani. Ai tha se Izraeli është më i fortë…

Familjarët e Mateos reagojnë pas kërcënimit të Mirit në Big Brother

Pas fjalëve të Mirit ndaj Mateos në Big Brother VIP Albania, familjarët e këtij të fundit kanë dalë me një reagim publik ku shprehin shqetësimin e tyre….

Fituesi është caktuar, do ia japin…! Mateo hedh akuza të rënda ndaj produksionit, rrezikon finalen (Video)

Situata brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” po merr përmasa të reja, pasi tensionet nuk janë më vetëm mes banorëve, por kanë prekur drejtpërdrejt edhe vetë…

“PIumba dhe goditje me qytë”, çfarë ndodhi brenda lokalit në Krujë, ngjarja mbahet e fshehtë

Fiks Fare denoncoi tentativat e disa individëve dhe institucioneve për të fshehur një ngjarje të rëndë, të ndodhur në datën 30 mars 2026, në një lokal në…

E FUNDIT: Tërmet i fortë tr*ndit vendin fqinj – ja çfarë po raportohet

Një tjetër tërmet ka goditur brigjet e Greqisë ditën e sotme. Lëkundjet sizmike u regjistrua pak minuta më parë në brigjet e Lakonisë dhe ishin mesatarisht të…

Ndryshime të mëdha! Rama zbulon skemën e re të pensioneve – kush fiton më shumë?

Nga takimi në një kompleks industrial në Durrës, kryeministri Edi Rama tha se qeveria po përgatit një skemë të re pensionesh. Kreu i qeverisë tha se kush…