Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në unazën lindore të Fier, ku një automjet është përplasur me një mjet të parkuar, pas një tentative për t’iu shmangur policisë.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të policisë për ndalim dhe, gjatë përpjekjes për t’u larguar, ka humbur kontrollin e mjetit, duke shkaktuar përplasjen.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
