Këngëtari i madh shtrohet me urgjencë në spital, vajza e tij bën njoftimin e dhimbshmëm

Këngëtari legjendar turk İbrahim Tatlıses, i njohur ndryshe si “Perandori”, është shtruar në spital pas një problemi shëndetësor të papritur. 74-vjeçari u ndje keq në banesën e tij në Stamboll, pasi kishte përfunduar një periudhë intensive koncertesh jashtë vendit.

Ai shfaqi simptoma si rënie tensioni dhe u transportua me urgjencë në një spital privat, ku analizat dhe tomografia zbuluan një infeksion bakterial të rëndë.

Mjekët vendosën ta mbajnë në kujdes intensiv për monitorim, megjithatë gjendja e tij paraqitet e stabilizuar. Sipas stafit mjekësor, funksionet jetësore janë normale dhe trajtimi me antibiotikë ka nisur menjëherë. Në një prononcim për media, vajza e tij, Melek Zübeyde, tregoi se ishte ajo që e shoqëroi në spital. Ajo bëri me dije se infeksioni lidhet me fshikëzën e tëmthit dhe nuk përjashtohet mundësia e një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërsa ekzaminimet vijojnë.

Gjatë ditës, familjarë të tij, përfshirë Dilan Çıtak dhe İdo Tatlıses, kanë qenë pranë tij në spital. Ndërkohë, djali tjetër, Ahmet Tatlıses, nuk ka mundur të jetë i pranishëm për shkak të kufizimeve ligjore.

Artisti ka kaluar më parë sfida të rënda shëndetësore, përfshirë një atentat me armë në vitin 2011 që i la pasoja serioze, si dhe një aksident në vitin 2022. Pavarësisht kësaj, ai ka vijuar të jetë aktiv në skenë.

Related Posts

E PABESUESHME! KY ËSHTË 39-VJEÇARI QË FLET 73 GJUHË PA BËRË POTHUAJSE ASNJË KURS

Muhamed Meši? është një fenomen i rrallë njerëzor. Në një botë ku shumica e njerëzve përpiqen me vite të tëra për të mësuar një gjuhë të huaj,…

Rama rikthehet fuqishëm në Uashington: Shqipëria merr rol aktiv në tryezën globale të paqes për Gazën

Një vit pa asnjë takim të nivelit të lartë, Rama në Uashington më 19 shkurt… Bordi i sapokrijuar i Paqes për Gazën pritet të mbajë mbledhjen e…

Bota do zhytet në errësirë! Ja kur do ndodhë eklipsi total i diellit, më i gjati i shekullit?

Më 2 gusht pritet të ndodhë një nga eklipset totale diellore më të gjata të këtij shekulli, ku Hëna do të mbulojë plotësisht Diellin, duke e kthyer…

Çiljeta Xhilaga tërheq vëmendje: Ja çfarë thotë për Mirin

Mbrëmja e së martës në “Big Brother VIP Albania” solli emocione të forta, veçanërisht gjatë transmetimit të “Linjës së jetës” së Mirit. Rrëfimi i tij i thellë…

Prej kohësh nuk e kemi parë! Nuk do e njihni, ja si duket sot gruaja e Arditit! Me se merret

Publiku shqiptar është mësuar prej dekadash të shohë në ekran Ardit Gjebrean, një nga figurat më të dashura të muzikës dhe televizionit. Por ndryshe nga ai, bashkëshortja…

Detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve me çmimet, nga 800- 1800 lekë në muaj

Skema e re e shpërndarjes se bonusit të pensionistëve po aplikohet që nga muaji janar i këtij viti. Burimet nga Ministria e Ekonomisë pohuan se qeveria po…