Rama rikthehet fuqishëm në Uashington: Shqipëria merr rol aktiv në tryezën globale të paqes për Gazën

Një vit pa asnjë takim të nivelit të lartë, Rama në Uashington më 19 shkurt…

Bordi i sapokrijuar i Paqes për Gazën pritet të mbajë mbledhjen e parë më 19 shkurt në Uashington, një nismë e promovuar nga presidenti amerikan Donald Trump, e cila që në nisje ka ngjallur skepticizëm dhe refuzim nga një pjesë e konsiderueshme e shteteve kryesore dhe aktorëve ndërkombëtarë.

Në këtë takim pritet të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ndryshe nga disa liderë të tjerë, Rama nuk ishte i pranishëm në Davos, ku u firmos krijimi i Bordit të Paqes si një platformë e re për ndërmjetësim konfliktesh. Megjithatë, ai duket se po synon ta përdorë pikërisht mbledhjen në Uashington për të marrë rol aktiv në një strukturë ku Shqipëria nuk ishte e përfaqësuar në momentin themelues.

Pjesëmarrja e Ramës në këtë forum vjen në një kontekst të veçantë marrëdhëniesh me administratën amerikane. Prej më shumë se një viti nga ardhja në pushtet e Donald Trump, kryeministri shqiptar nuk ka zhvilluar një vizitë zyrtare në SHBA dhe nuk është pritur nga asnjë zyrtar i lartë i administratës së re, çka e ka vendosur Tiranën në një pozicion të ftohtë diplomatik krahasuar me periudha të mëparshme.

Në këtë kuadër, Bordi i Paqes shihet si një mundësi për të rifituar akses politik në Uashington, duke u ulur në të njëjtën tryezë me Trump dhe përfaqësues të tjerë të ftuar. Kjo lëvizje pritet të shoqërohet edhe me përpjekje për ta paraqitur pjesëmarrjen si një sukses diplomatik në politikën e brendshme, në një moment kur qeveria përballet me presion të shtuar nga skandalet dhe hetimet e SPAK.

Vetë Bordi i Paqes për Gazën ka lindur mes polemikash. Që në Davos, një numër i madh shtetesh kryesore evropiane dhe partnerësh ndërkombëtarë zgjodhën të mos i bashkohen nismës dhe të mos firmosin angazhimin, duke e lënë strukturën pa mbështetjen e aktorëve kyç të diplomacisë perëndimore.

Italia, Greqia, Franca dhe disa vende të tjera të Bashkimit Evropian nuk u bënë pjesë e Bordit, duke qëndruar jashtë një iniciative që funksionon jashtë mekanizmave tradicionalë të diplomacisë ndërkombëtare dhe pa rol të qartë të Kombeve të Bashkuara. Ky refuzim ka ndikuar drejtpërdrejt në perceptimin e Bordit si një forum me përfaqësim të kufizuar dhe legjitimitet të diskutueshëm.

Në veçanti, Franca dhe Italia, të cilat kanë rol aktiv në politikat e Lindjes së Mesme dhe janë pjesë e strukturave kryesore multilaterale, kanë zgjedhur të mos rreshtohen në një nismë të lidhur drejtpërdrejt me axhendën politike të Donald Trump. Edhe Greqia, ndonëse aleate e SHBA-së, ka ndjekur të njëjtën linjë përmbajtjeje.

Në axhendën e takimit të 19 shkurtit priten diskutime mbi konfliktin në Gaza, si dhe ide për angazhime politike dhe bashkëpunim rajonal. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse ky Bord do të ketë ndikim real në terren apo do të shërbejë më shumë si një platformë politike, ku disa liderë kërkojnë të forcojnë pozicionet e tyre ndërkombëtare dhe, më pas, t’i kapitalizojnë ato në skenën e brendshme. /Pamfleti, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

“‘LUFRA’ po na shkatërron”, Braçe nxjerr SMS në Kuvend: S’na marrin qumështin, po hakmerren me ne!

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe denoncoi në Parlament fushatën e sponosorizuar nga kompani private të qumështit për të dëmtuar prodhimin vendas të qumështit. Gjatë interpelancës në…

Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti, ja çfarë do të ndodhë me temperaurat

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare kryesisht pas orëve të pasdites. Temperaturat…

E PABESUESHME! KY ËSHTË 39-VJEÇARI QË FLET 73 GJUHË PA BËRË POTHUAJSE ASNJË KURS

Muhamed Meši? është një fenomen i rrallë njerëzor. Në një botë ku shumica e njerëzve përpiqen me vite të tëra për të mësuar një gjuhë të huaj,…

Bota do zhytet në errësirë! Ja kur do ndodhë eklipsi total i diellit, më i gjati i shekullit?

Më 2 gusht pritet të ndodhë një nga eklipset totale diellore më të gjata të këtij shekulli, ku Hëna do të mbulojë plotësisht Diellin, duke e kthyer…

Çiljeta Xhilaga tërheq vëmendje: Ja çfarë thotë për Mirin

Mbrëmja e së martës në “Big Brother VIP Albania” solli emocione të forta, veçanërisht gjatë transmetimit të “Linjës së jetës” së Mirit. Rrëfimi i tij i thellë…

Prej kohësh nuk e kemi parë! Nuk do e njihni, ja si duket sot gruaja e Arditit! Me se merret

Publiku shqiptar është mësuar prej dekadash të shohë në ekran Ardit Gjebrean, një nga figurat më të dashura të muzikës dhe televizionit. Por ndryshe nga ai, bashkëshortja…