Kryeministri Edi Rama, pasditen e sotme ka zhvilluar një takim me sipërmarrës të përpunimit të vajit të ullirit në Berat, ku pati dhe një përplasje me dy prej të pranishmëve.
Përgjatë takimit të sotë, u fol për rritjen e pagave në bujqësi, investimet, lehtësimin e taksave dhe skemat e tjera mbështetëse për këtë sektor, me synimin që të arrihet një standard prodhimi që të jetë i tregtueshëm edhe në Bashkimin Europian.
Një pyetje e bërë nga njëri prej qytetarëve në lidhje me mungesën e një laboratori ku kryhen analizat e vajit, e ka provokuar kryeministrin i cili për të disatën herë u tha të pranishmëve që ai nuk ka përgjegjësi për zonën e Beratit.
Teksa kryeministri fliste për suksesin ndër vite të prodhimit të vajit në Berat, njëri prej të pranishmëve nxorri në pah vështirësitë që ata hasin në veprimarinë e prodhimit të vaijt.
“Për hir të punës duhet të kemi një laborator për të bërë analizat në Berat” u shpreh njëri prej sipërmarrësve nga takimi i sotëm.
Këtu Rama iu përgjigj banorit duke i bërë me dije se bashkimi i të gjitha pikave të prodhimit të vajit të ullirit e fuqizon punën e tyre ndaj sipërmarrësat nuk kanë shumë pengesa.
“Tani bashkimi që keni bërë ju e bën fuqinë dhe në këtë drejtim. Kështu siç jeni bashkë, cikli që keni krijuar mes jush e bën vetë labvorator. Nuk shkoni ju te laboratori vjen laboratori te ju. Më duket se e tha zoti Demo se laboratori është pjesë e projektit” iu përgjigj Rama qytetarit.
Një tjetër qytetar ndërhyri dhe iu kundërpëgjigj Ramës se bashkimi i bizneseve nuk realizohet dot pa mbështetjen e qeverisë, reagim i cili shkaktoi një irritim të kryeministrit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE