Një skandal ka shpërthyer në rrjetet sociale orët e fundit, duke vënë në qendër të akuzave për mashtrim dhe manipulim menaxhuesit e llogarive të Mateos, njërit prej banorëve më të komentuar të “Big Brother VIP Albania”.
Ndërkohë që ai vazhdon garën e tij i izoluar brenda shtëpisë, jashtë saj duket se po përdoren skema të mirëfillta për të krijuar një imazh të rremë mbështetjeje masive.
Gjithçka është zbuluar nga një sfidë e hapur së fundmi në faqen zyrtare të BBVA-së, ku produksioni njoftonte: “Banori që do të marrë më tepër pëlqime, do të fitojë një çmim prej 2000 euro për t’u shpenzuar tek Enzo Attini”.
Por çfarë ndodhi me postimin dedikuar Mateos?
Ndërsa numri i “Like-ve” rritej me një shpejtësi marramendëse për ta pozicionuar atë si fitues të kësaj sfide, ndjekësit e vëmendshëm të spektaklit zbuluan menjëherë “sekretin”.
Një numër i jashtëzakonshëm dhe i pajustifikueshëm i këtyre pëlqimeve vinte nga llogari të rreme dhe profile nga India.
Ky manipulim i pastër ka nxjerrë zbuluar përdorimin e programeve të posaçme dhe blerjen e pëlqimeve për të rritur artificialisht influencën e tij dhe për të lënë përshtypjen te publiku se ai është më i preferuari.
Ky detaj flagrant nuk u ka shpëtuar ndjekësve të formatit, të cilët kanë nisur të publikojnë prova, regjistrime ekrani dhe “Screenshot-e” të llogarive indiane që mbështesin Mateon.
Kjo lëvizje nga ana e menaxherëve të tij po komentohet gjerësisht si një bumerang që po dëmton rëndë imazhin e banorit, duke zbehur besueshmërinë e votave reale.
Tashmë i gjithë rrjeti po pret reagimin e produksionit: A do të ketë një skualifikim të Mateos nga kjo lojë specifike pas provave të pakundërshtueshme të ndërhyrjes me “bots”