Të shtëna me ar*më në Tropojë, pl*agoset një 18-vjeçar, autori në kërkim

Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri gjatë një konflikti në një lokal në Bajram Curri, në Tropojë.

Sipas njoftimit të Policia e Shtetit, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 10 prillit 2026, rreth orës 23:00, ku shtetasi A. I., 26 vjeç, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy të rinjve.

Si pasojë e të shtënave është plagosur në dorë shtetasi S. M., 18 vjeç, i cili pasi mori ndihmë mjekësore është larguar në banesë, ndërsa shtetasi tjetër nuk ka pësuar lëndime.

Autori i dyshuar është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia, e cila po vijon kontrollet për kapjen e tij.

Tropojë

Qëlloi me armë zjarri gjatë një konflikti për motive të dobëta, në drejtim të dy shtetasve, ku si pasojë mbeti i plagosur njëri prej tyre, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë shpallën në kërkim shtetasin A. I., 26 vjeç, banues në Bajram Curri.

Ky shtetas, më datë 10.04.2026, rreth orës 23:00, në një lokal në qytetin e Bajram Currit, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve S. M. dhe S. D., 18 vjeç, banues në Bajram Curri.

Si pasojë e të shtënave është plagosur në dorë shtetasi S. M., i cili mori ndihmë mjekësore dhe u largua për në banesë.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë vijojnë veprimet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Related Posts

Prindër, zgjohuni sa jeni akoma në kohë! Duhet ta lexoni patjetër

Eshte shumë e rëndësishme që të gjithë prindërit ta lexojnë këtë! E mërkurë, ora 8.00. Arrita në kohë në takimin me prindër në shkollën e djalit tim…

Ja kur do rriten pensionet, rishikohet skema për pensionistët që ende punojnë dhe prezantohet karta e shpenzimeve për

Ja kur do rriten pensionet, rishikohet skema për pensionistët që ende punojnë dhe prezantohet karta e shpenzimeve për ushqimet, çfarë duhet të dini për ndryshimet e reja…

Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës/ Mijëra qytetarë ‘dynden’ në Shqipëri për pushime

Pika kufitare e Morinës gjatë 24 orëve të fundit është përballur me një fluks të lartë lëvizjesh, si në hyrje ashtu edhe në dalje, duke përpunuar të…

“Bie maska” e Mateos, rrjeti publikon provat: Ja si po e manipulojnë garën nga India (Video)

Një skandal ka shpërthyer në rrjetet sociale orët e fundit, duke vënë në qendër të akuzave për mashtrim dhe manipulim menaxhuesit e llogarive të Mateos, njërit prej…

Para pak minutash tërmeti dridhi vendin– u ndje edhe në rajon

Tërmet gjatë natës në Maqedoni – u ndje edhe në rajon Gjatë natës, pjesa lindore e Maqedonisë së Veriut është goditur nga një tërmet me magnitudë 3.1…

Falsifikonte diploma dhe licenca më banesën e tij, kush është ish-kandidati për deputet që u arrestua nga policia dje në Tiranë

Ditën e djeshme Policia e Tiranës goditi në Zall Bastar, një ambient i përshtatur si laborator për falsifikimin e diplomave të shkollave të mesme, universiteteve të ndryshme,…