SPAK hetime për pasuri të pista për Belinda Ballukun, në sitë Bankat, Hipotekat, Doganat, dhe Tatimet, ILDKPI

SPAK hetime për pasuri të pista për Belinda Ballukun, në sitë Bankat, Hipotekat, Doganat, dhe Tatimet, ILDKPI institucioni që ka manipuluar deklaratat e të pandehurës. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) duket se ka intensifikuar hetimet për ish-zv/kryeministren Belinda Balluku në rrafshin pasuror.

Burime për mediat bëjnë me dije se prokurorët po kryejnë hetim pasuror për Ballukun, ndërsa janë adresuar edhe një sërë shkresash në Banka, Hipoteka, Dogana, Tatimet dhe ILDKPI për informacione mbi pasurinë e saj.

Sipas raportimeve, janë siguruar disa informacione sensitive nga këto institucione që pritet të tronditin pozita e ish-zv/kryeministres, e cili po hetohet për shkeljeve për barazi në tendera. Ndërkohë gjatë hetimeve SPAK ka zbuluar edhe një strategji manipuluese e ndjekur nga ana e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI), i cila dyshohet se ka ndërhyrë në serverin e Sistemit Elektronik për Deklarimin e Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit (EACIDS), ku ruhen deklaratat vjetore të të ardhurave, që plotësohet nga individi (zyrtarët e lartë) që mbart detyrimin për të deklaruar.

Dyshohet se disa punonjës brenda ILDKPI kanë manipuluar deklarata e pasurisë se të pandehurës Balluku, për llogari të saj, në mënyrë që ajo t’ia hedhë paq nga drejtësia. Por SPAK ka kanale dhe metoda hetimi të sofistikuara dhe ka mundur të gjejë deklaratat origjinale të ish-zv/kryeministres Ballukut që ka dorëzuar ndër vite në ILDKPI, të cilat e nxjerrin blof dhe i rëndojnë pozitat penale.

Pra nisur nga këto zhvillime “bombastike” nuk përjashtohet mundësia që Prokuroria e Posaçme (SPAK) në ditë në vijim të ngrejë akuza të reja ndaj ish-zv/kryeministres, njëherësh ish-ministres së Transporteve dhe Energjisë, Belinda Ballukun, si e dyshuar në grup të strukturuar kriminal, pastrim parash, fshehje pasurie dhe korrupsionin.

Gjykata e Lartë refuzon rekursin e Ballukut

Ndërkohë kujtojmë se dy ditë më parë Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku lidhur me masën e sigurisë “ndalim i daljes jashtë shtetit”. Kjo masë ishte vendosur më herët nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), pas kërkesës së SPAK. Vendimi i Gjykatës së Lartë është marrë nga gjyqtari Ilir Panda, duke lënë në fuqi sekuestrimin e pasaportës së ish-zyrtares së lartë.

Dokumenti i saj i udhëtimit është bllokuar që prej 19 nëntorit të vitit të shkuar, në kuadër të masave të sigurisë të vendosura nga gjykata e posaçme. Më 16 nëntor 2025, SPAK kishte kërkuar heqjen e imunitetit të atëhershëm të zëvendëskryeministres Balluku, në lidhje me një hetim për “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Hetimet lidhen, ndër të tjera, me projektin e Tunelit të Llogarasë dhe procedura të tjera të Unazës së Madhe të Tiranës. Balluku e ka kundërshtuar këtë vendim duke e ankimuar në Apelin e Posaçëm, ku kërkoi edhe rikthimin në detyrë. Shqyrtimi i çështjes u shty për një periudhë, për shkak të pritjes së vendimeve nga Gjykata Kushtetuese.

Më pas, më 20 nëntor 2025, Gjykata e Shkallës së Parë e Posaçme vendosi pezullimin e saj nga funksionet shtetërore dhe ndalimin e daljes jashtë vendit, duke argumentuar ekzistencën e rrezikut të largimit. Këto masa u lanë në fuqi edhe në vijim të procesit gjyqësor. Në 9 mars 2026, Apeli i Posaçëm u mblodh për të shqyrtuar ankimin e saj, duke konfirmuar vendimet e mëparshme të gjykatës së shkallës së parë. Në këtë mënyrë, Balluku mbetet e pezulluar nga detyrat publike dhe nën masën e ndalimit të udhëtimit jashtë vendit, ndërsa hetimet ndaj saj vijojnë.

Në ndërkohë, përfaqësues të mazhorancës kanë argumentuar se masat e marra ndaj saj janë të pajustifikuara pa një vendim përfundimtar gjyqësor dhe çështja është dërguar për shqyrtim edhe në Gjykatën Kushtetuese, e cila më vonë ka mbështetur vlefshmërinë e masave të vendosura. Sipas dosjes hetimore të bërë publike në media, Balluku po hetohet për veprime të dyshuara në procedurat e tenderit për Tunelin e Llogarasë, një nga projektet më të mëdha infrastrukturore të viteve të fundit, me vlerë rreth 18.9 miliardë lekë pa TVSH. Hetimet janë zgjeruar edhe në disa projekte të tjera infrastrukturore, përfshirë segmente të Unazës së Madhe dhe kontrata të tipit PPP.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të provohet me një vendim gjyqësor të formës së prerë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

🔅- H0T 🔅 H0T -🔅

🡇Shtყpηi iɱazhin/rҽkIaɱɱen më ρoshtë dhe hap pamjet🡇

Horoskopi ditor, e diel 12 prill 2026

Dashi Xhelozia dhe posesivitet ka rrezik t’iu prishe pune gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale. Here pas here do ketë edhe debate te forta te cilat…

“E kam dashur gjithë jetën” Rudina Magjistari ndan momentin e trishtë nga fëmijëria dhe na përloti

Motrat janë shoqet që nuk i zgjedhim, por vijnë si një dhuratë në jetën tonë për të ndarë ditët e bukura e të vështira. Vajzat që kanë…

“Katastrofë, u dogjën të gjitha”/ Zjarri shkrumbon banesën në Kurbin, familja mbetet në qiell të hapur

Një banesë është përfshirë nga flakët gjatë natës në Fushë-Mamurras te Kurbinit, duke u shkrumbuar pothuajse plotësisht. Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatë dhe banesa i përket shtetasit…

“E kam dashur gjithë jetën” Rudina Magjistari ndan momentin e trishtë nga fëmijëria dhe na përloti

Motrat janë shoqet që nuk i zgjedhim, por vijnë si një dhuratë në jetën tonë për të ndarë ditët e bukura e të vështira. Vajzat që kanë…

Peshkatari kap një krijesë të çuditshme – Mbetet pa fjalë kur zbulon se çfarë është ajo që ka kapur…(VIDEO)

Kushdo që e do peshkimin e di se kërkon durim – por ajo që i ndodhi Denis-it nuk ishte aspak e zakonshme. Kushdo që merret me peshkim…