Tronditëse: Ja ku ndahen më shumë çiftet në Shqipëri – lista e qyteteve

Të dhënat nga INSTAT mbi statusin civil nxjerrin një hartë me kontraste të forta mes qarqeve të vendit, ku martesa dhe divorci nuk shpërndahen njësoj në të gjithë Shqipërinë.

Nëse disa qarqe shfaqin një profil më të lartë të jetës familjare të konsoliduar, të tjera dallojnë për një peshë më të madhe të divorceve në raport me popullsinë.

Sipas përllogaritjeve për 1,000 banorë, Vlora rezulton qarku me normën më të lartë të personave të divorcuar, me 21.2 të divorcuar për çdo 1,000 banorë.

Menjëherë pas saj renditet Gjirokastra me 18.7, më tej Berati me 16.9, Korça me 16.1 dhe Tirana me 15.7 të divorcuar për 1,000 banorë.

Në skajin tjetër të tabelës qëndron Kukësi, me vetëm 5.8 të divorcuar për 1,000 banorë, niveli më i ulët në vend. Edhe Dibra paraqitet me një normë relativisht të ulët, 9.1 për 1,000 banorë, ndërsa Lezha qëndron e treta nga fundi, me 11.5 për 1,000 banorë.

Këto shifra krijojnë një ndarje të qartë mes qarqeve. Nga njëra anë janë qarqe si Vlora, Gjirokastra, Berati dhe Korça, ku pesha e të divorcuarve del dukshëm më e lartë. Nga ana tjetër janë qarqe si Kukësi dhe Dibra, ku divorci, të paktën sipas statusit civil të regjistruar në census, shfaqet shumë më i kufizuar në raport me popullsinë./SCAN

Related Posts

“Lëpirësa gjithë jetën…” – Rike Roçi shpërthen publikisht ndaj Meriton Mjekiqit (FOTO)

Përplasja mes Rike Roçi dhe Meriton Mjekiqi është rikthyer sërish në vëmendje në media dhe rrjete sociale. Gjithçka u vu re pas mungesës së Meritonit në premierën…

“Blen dy rroba firmato, dhe mendon se…”/ Soni Malaj flet për Jonida Maliqin: Nuk e kam në rreze fare!

Tensionet dhe përplasjet mes banorëve në “Ferma VIP” po marrin përmasa të reja, dhe së fundmi në qendër të vëmendjes është raporti i krisur mes dy këngëtareve…

Lul Berisha nga burgu me 4 biznese: Nga policia private tek tregtia e naftës, ja emrat! (Skema)

Edhe pse në burg Lulzim Berisha, vijon të ketë gjurmën e tij në disa biznese në Tiranë dhe Durrës, duke u fshehur përmes emrave si, Luljeta Berisha,…

Dalin rezultatet e fundit: E papritur ja kush shkon në finale sonte nga Big Brother VIP Albania

Gara për finalen ka hyrë në momentet më vendimtare dhe publiku duket se ka dhënë sinjalet e fundit për banorët që do të sigurojnë një vend në…

Tmerr në Itali! 20-vjeçarja ab*zohet në grup – përfshihen futbollistë të skuadrës

Një rast dhune ekstreme seksuale po trondit futbollin italian. Tre lojtarë nga AC Bra, një klub i Serie C, do të gjykohen për përdhunim në grup të…

Skema Kombëtare për Bujqësinë 2026, Edi Rama: Naftën e hoqëm se nuk e ka as BE

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ndryshimet në Skemën Kombëtare për Bujqësinë dhe Blegtorinë për vitin 2026, duke theksuar se mbështetja për fermerët do të orientohet drejt një…