Rritet kriminaliteti te të miturit/ 545 autorë në 3 muaj, 160 nën 14 vjeç, shqetësim përsëritja e krimeve

Referuar statistikave të policisë së shtetit në vetëm 3 muajt e parë të këtij viti në të gjithë vendin janë identifikuar 545 të mitur si autorë të së paku një vepre penale. Më alarmant është fakti se 160 prej tyre janë nën moshën 14 vjeç dhe në disa raste dhe përsëritës të veprës penale.

Ndër veprat penale që kryejnë më së shumti të miturit janë vjedhja, shpërndarja e lëndëve narkotike por edhe konfliktet që jo rrallë herë kanë sjellë pasoja të rënda. Të mitur në konflikt me ligjin janë identifikuar edhe në tubimet e mbajtura muajt e fundit të cilët janë kapur duke hedhur mjete piroteknike apo molotov në drejtim të institucioneve apo uniformave blu.

Problematike mes të miturve mbetet edhe drejtimi i mjetit pa patentë.

Nisur nga kodi i drejtësisë penale për të miturit policia ka një qasje të kujdesshme ndaj të miturve duke mos ushtruar kontroll pa një dyshim të arsyeshëm apo kur thirren në komisariat, trajtohen në një ambient të pamatshëm nga punonjës pa uniforme, në prani të prindërit dhe psikologut.

Edhe kur dalin para togave të zeza të miturit trajtohen me masa shumë të buta çka i shndërron jo rrallë herë ne përsëritje të të njëjtës vepër penale duke qenë se rehabilitimi mungoi.

Në këtë situatë rol më kryesor në parandalimin e këtyre krimeve e merr familja dhe institucionet arsimore./ Top Channel

Related Posts

PërpIasje e fortë në gjysmëfinalen e Big Brother VIP, Miri dhe Mateo në debat të ashpër mes tyre

Tensionet në gjysmëfinalen e Big Brother VIP Albania kanë arritur kulmin, teksa dy prej banorëve, Miri dhe Mateo, janë përfshirë në një debat të ashpër gjatë spektaklit…

‘Uroj sa më pak makutëri’! Me kë e ka Spiropali në mesazhin për Pashkët!

Deputetja e Partia Socialiste e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka përcjellë një mesazh urimi në prag të Pashkës Ortodokse, duke theksuar nevojën për më shumë mirëkuptim dhe më…

Debat i ashpër në “Big Brother VIP”, Selin dhe Mateo përpIasen për finalen

Tensionet në Big Brother VIP Albania kanë vijuar edhe mes banorëve Selin dhe Mateo, të cilët janë përfshirë në një debat të fortë mbi meritën për finalen…

Transgjinorja poston shqiptarin: Ky çuni me syze më ngacmoi!

Një video e postuar në Instagram nga një vajzë transgjinore me origjinë aziatike, e cila ndodhet në Tirana, është bërë virale në rrjetet sociale dhe ka tërhequr…

“Largohu pak nga gruaja”, slogani që i solli ushtrisë mijëra aplikime në pak ditë

Një slogan sa i pazakontë aq edhe viral ka bërë xhiron e rrjetit dhe ka sjellë rezultate rekord për ushtrinë e Tajlandës. Me mesazhin provokues “Take a…

HOROSKOPI për JAVËN e ardhshme (13-19 prill 2026)! – Parashikimi dhe renditja e 12 shenjave sipas FATIT

Ja çfarë kanë rezervuar yjet për javën e ardhshme: Dashi dhe Shigjetari kryesojnë renditjen e 12 shenjave të zodiakut sipas fatit nga 13 deri më 19 prill…