“Në qershor rritje pagash” / Çfarë po paralajmëron Rama

“Nga 1 janari i këtij viti kemi hyrë në një fazë të re të rritjes së pagave, me një drejtim të qartë: rritje reale e të ardhurave dhe mbrojtje e fuqisë blerëse. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për pagat nominale, të cilat, nga paga minimale në shkallë vendi, janë rritur në 500 euro, apo në mesataren e përgjithshme kanë arritur në rreth 10%, me një ritëm të qëndrueshëm si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.

Po këtu bëhet fjalë për çka na ka munguar si mekanizëm, jo sepse nuk e kemi ditur mungesën, por sepse s’kemi mundur ta adresojmë si pasojë e mungesës së mundësive të ekonomisë. Sot që ekonomia na ka dhënë mundësi të reja, ne kemi vendosur të indeksojmë pagat në sektorin publik çdo dy vite, me mekanizma shtesë për kategori të ndryshme, dhe kësisoj të korrigjojmë impaktin e inflacionit mbi pagën për mësuesit, për mjekët, infermierët, punonjësit e policisë, ushtarakët dhe administratën.

Një vëmendje e veçantë i është dhënë sistemit shëndetësor, ku nga qershori pagat do të rriten edhe në disa shërbime kritike. Mjekët e urgjencës do të trajtohen në të njëjtin nivel me të tjerët edhe për sa i përket rojeve, që janë një ngarkesë ekstra. Ndërkohë, shtesat konkrete do të arrijnë në 18 mijë lekë në muaj për mjekët dhe 12 mijë lekë për infermierët dhe teknikët, të shoqëruara me paga më të larta për turnet dhe një sistem rivlerësimi për përvojën.

Është një ndërhyrje e drejtpërdrejtë aty ku përgjegjësia është më e lartë dhe ku sistemi kërkon mbështetje të përditshme. Është një politikë e qëndrueshme, sepse është një rritje ekonomike e qëndrueshme dhe janë mekanizma të nevojshëm, që kjo rritje ekonomike i ka bërë të mundshëm dhe, patjetër, edhe të matshëm në atë që është llogaria e çdo familjeje që jeton me punë të ndershme,” tha Rama,

Related Posts

Komshiu habitej: “Pse nuk ka borë në çatinë tuaj?” Policia shokohet me atë që zbulon

Komshiu habitej: “Pse nuk ka borë në çatinë tuaj?” Policia shokohet me atë që zbulon “Pyes veten, pse nuk ka dëborë në çatinë tuaj”? Mes çative të…

Nisin “sherret” brenda PS/ Socialistët “reagojne ndaj” Ballukut, Rama hidhet në mbrojtje, ja çfarë ndodhi

Në fokus të përplasjeve ishte drejtuesja politike e qarkut, Belinda Balluku, e cila u përball me kritika të drejtpërdrejta nga anëtarë të thjeshtë të partisë. Një prej…

Duke dyshuar se burri i saj e tradhtonte, gruaja e ndoqi dhe u trondit nga e vërteta!

Dyshonte se burri e tradhtonte… ajo që zbuloi e tronditi plotësisht! Një histori që ka bërë bujë në rrjetet sociale tregon se si dyshimet mund të çojnë…

Moment +18 në Ferma VIP 3

Dinamikat në “Ferma VIP” shpeshherë kalojnë kufijtë e një debati të zakonshëm, dhe së fundmi një moment me fjalor +18 ka tërhequr vëmendjen e rrjetit, duke ngjallur…

E rëndë/ Një 53-vjeçar gjendet pa shenja jete në banesë, dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen nr. 3 në Sarandë, ku një 53-vjeçar është gjetur në banesë pa shenja jete. Policia e Sarandës ka sqaruar…

PërpIasje e fortë në gjysmëfinalen e Big Brother VIP, Miri dhe Mateo në debat të ashpër mes tyre

Tensionet në gjysmëfinalen e Big Brother VIP Albania kanë arritur kulmin, teksa dy prej banorëve, Miri dhe Mateo, janë përfshirë në një debat të ashpër gjatë spektaklit…