Dinamikat në “Ferma VIP” shpeshherë kalojnë kufijtë e një debati të zakonshëm, dhe së fundmi një moment me fjalor +18 ka tërhequr vëmendjen e rrjetit, duke ngjallur reagime të forta.
Protagonist i kësaj situate të pakëndshme është bërë banori i ri, Klodi.
E gjithë situata nisi gjatë një diskutimi mes vajzave, ku Gresa po i fliste Sonit në dialekt, duke përdorur shprehjen: “Soni mos e arsyeto, kom me ta qit bustin e faqes.”
Pikërisht në këtë moment, Klodi ka gjetur hapësirën për të ndërhyrë duke u kapur pas fjalës “qit”.
Duke bërë sikur nuk e kuptoi dialektin, ai e ktheu bisedën në një kontekst krejtësisht vulgar dhe të papërshtatshëm për ekranin, duke u shprehur: “Si ta q*sh? Kë do q*sh? Aa nuk do ta q*sh.”
Ky keqkuptim i qëllimshëm, i bërë vetëm për të futur fjalë të turpshme në bisedë, nuk është pritur aspak mirë jashtë mureve të fermës.
Publiku dhe ndjekësit e formatit kanë shpërthyer në komente të ashpra në rrjetet sociale, duke e kritikuar rëndë Klodin për gjuhën banale të përdorur dhe duke theksuar se ky lloj fjalori nuk ka vend në një program televiziv