Nisin “sherret” brenda PS/ Socialistët “reagojne ndaj” Ballukut, Rama hidhet në mbrojtje, ja çfarë ndodhi

Në fokus të përplasjeve ishte drejtuesja politike e qarkut, Belinda Balluku, e cila u përball me kritika të drejtpërdrejta nga anëtarë të thjeshtë të partisë.

Një prej tyre, punonjës i kompanisë Albpetrol, akuzoi Ballukun për largime nga puna të socialistëve dhe zëvendësimin e tyre me mbështetës të partive të tjera. Balluku i ka pohuar duke i thënë se: Ta them hapur para gjithë pjesëmarrësve këtu në asamble përse je larguar? Në këto momente ka ndërhyrë Rama duke pohuar që ti lën këto debate.

Debati u tensionua deri në atë pikë sa u desh ndërhyrja e Kryeministrit Rama, i cili kërkoi ndërprerjen e diskutimeve të ashpra, pohuan burime informacioni brenda kësaj asambleje.

Përplasje pati edhe nga përfaqësues të zonës së Cakranit, të cilët shprehën pakënaqësi për drejtimin e partisë, duke deklaruar se ‘nuk është më Partia Socialiste që ka qenë’, por një strukturë me interesa të ngushta.

Gjatë diskutimeve të hapura, atmosfera në Asamblenë e Partia Socialiste e Shqipërisë për qarkun Fier është tensionuar ndjeshëm.

Sipas burimeve brenda mbledhjes, një pjesë e mirë e sallës ishte mbushur me drejtues institucionesh dhe mbështetës të Ballukut të ardhur nga Tirana, deputetët e Fierit, ndërsa pak vend ishte rezervuar për socialistë e Fierit.

Takimi nisi në orën 17: 00 dhe përfundoi rreth orës 18:30 ndërkohë që ardhja e Ramës u shoqërua me masa të forta sigurie. Garda pastroi zonën përreth teatrit, duke larguar makina e qytetarë, si dhe kufizuan praninë e gazetarëve në afërsi të ambientit ku zhvillohej mbledhja./Syri.net

Related Posts

Komshiu habitej: “Pse nuk ka borë në çatinë tuaj?” Policia shokohet me atë që zbulon

Komshiu habitej: “Pse nuk ka borë në çatinë tuaj?” Policia shokohet me atë që zbulon “Pyes veten, pse nuk ka dëborë në çatinë tuaj”? Mes çative të…

Duke dyshuar se burri i saj e tradhtonte, gruaja e ndoqi dhe u trondit nga e vërteta!

Dyshonte se burri e tradhtonte… ajo që zbuloi e tronditi plotësisht! Një histori që ka bërë bujë në rrjetet sociale tregon se si dyshimet mund të çojnë…

Moment +18 në Ferma VIP 3

Dinamikat në “Ferma VIP” shpeshherë kalojnë kufijtë e një debati të zakonshëm, dhe së fundmi një moment me fjalor +18 ka tërhequr vëmendjen e rrjetit, duke ngjallur…

E rëndë/ Një 53-vjeçar gjendet pa shenja jete në banesë, dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen nr. 3 në Sarandë, ku një 53-vjeçar është gjetur në banesë pa shenja jete. Policia e Sarandës ka sqaruar…

“Në qershor rritje pagash” / Çfarë po paralajmëron Rama

“Nga 1 janari i këtij viti kemi hyrë në një fazë të re të rritjes së pagave, me një drejtim të qartë: rritje reale e të ardhurave…

PërpIasje e fortë në gjysmëfinalen e Big Brother VIP, Miri dhe Mateo në debat të ashpër mes tyre

Tensionet në gjysmëfinalen e Big Brother VIP Albania kanë arritur kulmin, teksa dy prej banorëve, Miri dhe Mateo, janë përfshirë në një debat të ashpër gjatë spektaklit…