Ky veprim i Luana Vjollcës vulos përplasjen me Arbana Osmanin! Reagimi i papritur i saj kur pyetet për Ferma VIP!

Luana Vjollca po shijon suksesin e saj të parë në kinematografi me filmin “Policë për jetë”, ku luan krah emrave të njohur si Olsi Bylyku dhe Nik Xhelilaj.

Gjatë premierës së mbajtur së fundmi në qytetin e Shkodrës, vëmendjen nuk e ka marrë vetëm shkëlqimi i saj si aktore, por një reagim i papritur dhe mjaft domethënës gjatë një interviste.

E pyetur nga një prej gazetarëve të pranishëm nëse e ndjek këtë edicion të “Ferma VIP”, përgjigjja e Luanës ishte më se e qartë.

Pa pritur ende që gazetari të përfundonte pyetjen, sapo dëgjoi “Ferma Vip”, Luana, me një “Jo” të thatë, një të qeshur të lehtë dhe duke kthyer kokën menjëherë nga ana tjetër për të injoruar çdo pyetje pasuese, ajo e mbylli aty këtë diskutim.

Ndonëse një veprim i vogël dhe një përgjigje me vetëm një fjalë, ky reagim flet volume dhe duket se konfirmon gjithçka.

Prej kohësh rrjeti zien për një krisje të thellë të marrëdhënies mes saj dhe Arbana Osmanit, ku madje është aluduar vazhdimisht se Arbana u bë shkaku kryesor për largimin e Luanës nga Top Channel.

Kujtojmë se vitin e kaluar ishte pikërisht Luana Vjollca ajo që moderoi me sukses formatin e “Ferma VIP”, ndërsa këtë vit u zëvendësua nga Arbana.

Ky “injorim” publik nga ana e Luanës tregon qartë se raporti i shumëpërfolur mes dy moderatoreve të njohura mbetet po aq i ftohtë dhe i distancuar.

Related Posts

MËSOHET DATA SE KUR DALIN PENSIONET SHTESË

Në Kosovë po vazhdojnë diskutimet intensive për një pako të re mbështetëse financiare, e cila synon të lehtësojë barrën ekonomike për qytetarët në kushtet e rritjes së…

Horoskopi ditor, e hënë 13 prill 2026

Dashi Dite shume e paqëndrueshme dhe here pas here e mbushur me mosmarrëveshje kjo e sotmja. Mundohuni me çdo mënyre te t’i zgjidhni ato para se gjendja…

Sjellin fat dhe shumë pasuri. Çdo shtëpie i duhen këto 5 gjëra, tërheqin lekët pa e kuptuar..(VIDEO)

Ju përpiqeni vazhdimisht, por rezultatet mungojnë? Duhet të keni dëgjuar se sipas feng shui-t, shtëpia juaj është vendi kyç për rrjedhën e energjisë që ndikon në të…

Mister 200-vjeçar! Gjendet mesazh në shishe – përmbajtja po habit të gjithë

Një ekip studentësh vullnetarë, të udhëhequr nga arkeologu Guillaume Blondet, gjetën një mesazh në një shishe që daton rreth 200 vjet më parë. Grupi është i angazhuar…

‘Ti mbaron për Selinën, e mban mend kur më the që e du…’ Rogerti ja plas faktet Mirit në tavolinë, ja si justefikohet ai! (VIDEO)

Darka e shumëpritur e katër finalistëve të “Big Brother VIP Albania 5” ka prodhuar sërish dinamika dhe përplasje të forta. Në vend të një atmosfere festive dhe…

Postimi i Selin për Dr. Florin në vitin 2011 që po bën xhiron e rrjetit

Jeta ka një mënyrë shumë interesante për të na paralajmëruar për të ardhmen, dhe rasti i Selina Bollatit duket si i dalë nga një skenar i mirëmenduar….