Dhimbjet e kokës mbeten një nga ankesat më të shpeshta në moshat pediatrike, duke shqetësuar jo pak prindërit.
Mjekja neuropediatre, Aida Bushati thotë se të tilla shqetësime lidhen me temperaturën e lartë, e cila shfaqet shpesh tek fëmijët.
Megjithatë, ajo nuk përjashton mundësinë që dhimbjet e kokës të jenë edhe shenja fillestare të sëmundjeve epileptike, ndaj kërkon vëmendje të shtuar nga ana e prindërve.
Mjekja apelon që prindërit të monitorojnë me kujdes temperaturën e fëmijëve dhe të shmangin përdorimin e antibiotikëve pa rekomandimin e mjekut.