Tragjedi në futboll – s ulm me a rmë ndaj autobusit, humb jetën futbollisti i ri!

Sulmuesi i Berekum Chelsea, Dominic Frimpong është vrarë në një grabitje të armatosur në autobusin e ekipit të tij, ndërsa ata ktheheshin të dielën nga një ndeshje e Premier League të Ganës në Samartex.

Shoqata e Futbollit të Ganës njoftoi se grabitësit qëlluan drejt autobusit ndërsa ai po përpiqej të kthehej mbrapsht. 20-vjeçari, Frimpong-un u plagos në kokë e më pas humbi jetën në spital.

“Shoqata e Futbollit të Ganës (GFA) ka marrë me tronditje dhe pikëllim të thellë lajmin tragjik të ndarjes nga jeta të Dominic Frimpong të Klubit të Futbollit Berekum Chelsea”, tha ajo.

“Incidenti ka tronditur të gjithë vëllazërinë e futbollit. Federata e Futbollit e Anglisë (GFA) i shpreh ngushëllimet e saj të sinqerta familjes së të ndjerit, shokëve të ekipit, stafit teknik, menaxhmentit dhe të gjithëve në Berekum Chelsea gjatë kësaj kohe jashtëzakonisht të vështirë”, thuhet më tej në reagim, përcjell euronews.al.

Related Posts

Qyteti amerikan që jep 15 mijë dollarë për banorët që shkojnë për të jetuar aty

Detroiti po ofron mijëra dollarë në para të gatshme për të joshur njerëzit të zhvendosen atje, ndërsa zyrtarët përpiqen të ringjallin popullsinë dhe ekonominë e qytetit. Një…

Tregon me fakte! Alfred Cako: Konflikti do zgjerohet, ja kush do i vendosë fatet e botës

Tensionet globale po hyjnë në një fazë gjithnjë e më të rrezikshme, ndërsa zhvillimet e fundit po sinjalizojnë një përshkallëzim që mund të ndryshojë ekuilibrat botërorë. Në…

Mister 200-vjeçar! Gjendet mesazh në shishe – përmbajtja po habit të gjithë

Një ekip studentësh vullnetarë, të udhëhequr nga arkeologu Guillaume Blondet, gjetën një mesazh në një shishe që daton rreth 200 vjet më parë. Grupi është i angazhuar…

Rogerti shpërthen ndaj Mateos: “Du me t’shkly…” – ndërhyn produksioni

Nata që duhej të ishte festive për finalistët e Big Brother VIP Albania është kthyer në një nga momentet më të tensionuara të sezonit. Gjatë darkës së…

47-vjeçari rr*het nga një grup adoleshentësh dhe ndërron jetë para syve të djalit të vogël

Një ngjarje e rëndë dhe tragjike është regjistruar gjatë natës mes së shtunës dhe të dielës në qytetin e Massa-s, në Itali, ku një 47-vjeçar ka humbur…

Në orët e pasdites priten edhe reshje shiu! Parashikimi i motit

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare hera –…