Një situatë shumë e rëndë është krijuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ku tensionet mes banorëve kanë kaluar çdo limit.
Së fundmi, Rogerti ka bërë një deklaratë tronditëse ndaj Mateos, duke e kërcënuar hapur jo vetëm brenda shtëpisë, por edhe jashtë saj. Sipas asaj që është dëgjuar, ai është shprehur:
“Po të them, Gert Sterkaj ka me ardh me rracën time te palestra ku punon dhe për këtë kryq i bëj thirrje shokëve të jenë gati kur të vij…”
Kjo deklaratë është konsideruar nga shumë si një kërcënim i drejtpërdrejtë, pasi përfshin persona jashtë shtëpisë dhe situata që mund të përshkallëzohen në dhunë reale.
Por nuk mbaron me kaq…
Rogerti gjithashtu ka lënë të kuptohet se është i gatshëm të përballet fizikisht me Mateon edhe brenda shtëpisë së Big Brother, duke e bërë situatën akoma më të tensionuar dhe të rrezikshme.
Publiku në rrjete sociale ka reaguar menjëherë, duke kërkuar masa nga produksioni për këtë sjellje, ndërsa shumë e cilësojnë këtë si një nga momentet më të rënda të këtij edicioni.
Tashmë mbetet për t’u parë se si do të reagojë produksioni dhe nëse do të ketë pasoja për Rogertin pas këtyre deklaratave të forta, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE