Vd ekja në vitin 2022 e studiueses amerikane Amy Eskridge është rikthyer në vëmendjen publike, pasi është përfshirë në një listë prej 11 rastesh që po lidhen në rrjetet sociale me vd ekje ose zhdukje të pazakonta të shkencëtarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Eskridge, e cila jetonte në Huntsville, Alabama, u raportua e vd ekur në moshën 34-vjeçare, me autoritetet që e kanë klasifikuar rastin si vetëvr*sje me armë zjarri. Ajo ishte bashkëthemeluese e Institute for Exotic Science dhe kishte punuar në fusha eksperimentale të lidhura me shtytjen dhe konceptet e avancuara të fizikes.
Rasti i saj është përmendur së bashku me një sërë emrash të tjerë të lidhur me kërkime në fusha si mbrojtja, energjia bërthamore dhe aerohapësira, përfshirë ish-gjeneralë, shkencëtarë të NASA-s dhe kontraktorë të laboratorëve të ndryshëm federalë në SHBA. Megjithatë, deri më tani nuk është konfirmuar zyrtarisht ndonjë lidhje mes këtyre rasteve.
Presidenti i Donald Trump ka deklaruar se çështja po trajtohet me seriozitet dhe se autoritetet pritet të japin përgjigje në ditët në vijim, duke e cilësuar situatën “mjaft serioze”.
Nga ana e saj, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt bëri të ditur se po zhvillohet një rishikim i plotë i të gjitha rasteve në bashkëpunim me FBI-në dhe agjencitë përkatëse, me qëllim verifikimin e çdo detaji dhe identifikimin e ndonjë ngjashmërie të mundshme.
“Nuk do të lihet asnjë gur pa kthyer,” deklaroi ajo, duke theksuar se do të ketë përditësime zyrtare kur të ketë rezultate.
Ndërkohë, agjencia National Nuclear Security Administration ka konfirmuar se është në dijeni të raportimeve dhe po shqyrton informacionin në dispozicion.
Autoritetet amerikane nuk kanë bërë të ditur deri më tani ndonjë provë që lidh rastet mes tyre, ndërsa hetimet vazhdojnë. Paralelisht, çështja ka gjeneruar diskutime të shumta në rrjet, megjithëse shumë prej pretendimeve të qarkulluara nuk janë të verifikuara nga burime zyrtare.Fox News