Nami ne Lindjen e Mesme

Një natë terrori përfshiu Lindjen e Mesme, pasi Irani ndërmori një seri sulmesh me dronë dhe raketa që goditën disa vende të Gjirit Persik, ndërsa paralelisht u përshkallëzua edhe përplasja ushtarake me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin. Situata u tensionua edhe më tej pas deklaratave të forta tëpresidentit amerikan Donald Trump, i cili paralajmëroi ushtrinë iraniane të dorëzohej ose të përballej me “vdekjen”.

Natën mes alarmesh dhe shpërthimesh, dronë dhe raketa iraniane goditën disa qytete dhe instalime strategjike në rajon, përfshirë Dubain, Abu Dhabim, si dhe zona në Arabinë Saudite dhe Kuvajt.

Autoritetet në Bahrein njoftuan se një sulm ajror goditi një hotel dhe dy ndërtesa apartamentesh në kryeqytetin Manama. Sipas Ministrisë së Brendshme, nuk pati viktima, por u regjistruan dëme materiale dhe një zjarr që u vu më pas nën kontroll.

Tensionet u përhapën edhe në Katar, ku një dron iranian u drejtua drejt bazës ajrore Al Udeid Air Base, instalimi më i madh ushtarak amerikan në Lindjen e Mesme. Ministria e Mbrojtjes e Katarit konfirmoi se sulmi u zmbraps dhe nuk pati dëme.

Ndërkohë në Arabinë Saudite, forcat e armatosura deklaruan se kanë kapur dhe shkatërruar tre raketa që po drejtoheshin drejt bazës ajrore Prince Sultan Air Base, ku janë të stacionuara trupa amerikane.

Si kundërpërgjigje, ushtria amerikane ndërmori operacione kundër flotës iraniane. “United States Central Command” njoftoi se forcat amerikane kanë goditur një transportues dronësh iranian, një anije e përshkruar me madhësi të ngjashme me transportuesit e avionëve të Luftës së Dytë Botërore.

Sipas deklaratës së komandës amerikane, anija është përfshirë nga flakët dhe operacionet do të vazhdojnë. “Forcat amerikane nuk do të hezitojnë të përfundojnë misionin e fundosjes së të gjithë marinës iraniane”, thuhej në deklaratë.

Në të njëjtën kohë, ushtria izraelite njoftoi se ka nisur sulme të reja ajrore në shkallë të gjerë ndaj infrastrukturës së regjimit iranian në Teheran. Media shtetërore iraniane raportoi për një seri shpërthimesh në pjesët lindore dhe perëndimore të kryeqytetit.

Ndërkohë në veri të Izraelit, sirenat e alarmit u dëgjuan në disa komunitete pas një sulmi me raketa dhe artileri nga Hezbollah, lëvizja shiite libaneze e afërt me Iranin.

Grupi paralajmëroi gjithashtu banorët e qyteteve izraelite pranë kufirit që të evakuonin menjëherë zonat deri në pesë kilometra larg vijës kufitare.

Në përgjigje të sulmeve, avionët luftarakë izraelitë bombarduan gjatë natës disa zona në jug të Liban, përfshirë komunitetet Shrifa, Aita al-Shaab, Tulin, Al-Shaëana dhe Majdal Selm, si dhe fshatin Dursh në rajonin Baalbek. Deri tani nuk janë raportuar viktima.

Trump: Dorëzohuni ose do të përballeni me vdekje të sigurt!

Mes përshkallëzimit të konfliktit, Donald Trump lëshoi një paralajmërim të ashpër ndaj forcave iraniane gjatë një deklarate në Shtëpinë e Bardhë. Ai u bëri thirrje anëtarëve të Gardës Revolucionare, ushtrisë dhe policisë iraniane që të dorëzonin armët dhe të dezertonin.

“Pranoni imunitetin, ne do t’ju japim imunitet të plotë dhe do të jeni të sigurt. Ose do të përballeni me vdekje të sigurt. Unë nuk dua ta shoh këtë”, deklaroi ai.

Trump pretendoi gjithashtu se Irani ka kërkuar të negociojë me SHBA-në për t’i dhënë fund operacioneve ushtarake, por sipas tij “është tepër vonë”.

“Na telefonojnë dhe pyesin si mund të bëjmë një marrëveshje. Unë u thashë: jeni pak vonë. Tani ne duam të luftojmë më shumë sesa ata”, tha ai.

Related Posts

Familja i çon me dron mesazhin e shumëpritur Brikenës

Një moment mjaft i veçantë ka ndodhur sot në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Brikena është surprizuar nga familjarët e saj me një parashutë që fluturoi…

Ilnisa Agolli bën deklaratën e fortë për divorcin e Bes Kallakut: “Ka bërë shumë mirë që është ndarë”

Gazetarja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP”, Ilnisa Agolli, ka bërë një koment të drejtpërdrejtë dhe ndoshta të papritur lidhur me divorcin e shumëpërfolur të aktorit Bes…

Sa herë që pi kafe shkojë në tualet menjeherë. Çfare mund të kem? Flet doktoresha Lida Shosha

Pyetje: Sa here qe pi kafe shkoje ne tualet menjehere. Cfare mund te kemë? Pergjigje: Ne pergjithesi kafeina e cila kafeina eshte nje substance perberese e kafes…

Femra e rëndësishme largohet nga Partia, bën deklaratën e fortë

Sekretarja e marrëdhënieve me publikun e Partinë Demokratike, Jola Hysaj, ka njoftuar dorëheqjen nga posti i saj. Në një postim të gjatë në Facebook, ajo shpreh pakënaqësi…

E prekur dhe me zërin që i dridhet, Belinda Balluku befason shqiptarët: Skam 300 apartamente, Kurrizi më është kalitur duke

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është shfaqur për herë të parë pas shkarkimit, në prezantimin që është duke i bërë sot Enea Karakaçit, si pasues i saj në krye…

Arrstohet deputeti i njohur, ja akuzat që rëndojnë mbi të (Emri)

Një foto në gazetën Bild tregonte Joerg Dornau, 56 vjeç, një biznesmen dhe deputet të partisë miqësore me Moskën në shtetin lindor të Saksonisë, duke u nxjerrë…