Presidenti i SHBA, Donald Trump ka kërcënuar sërish Iranin, në vazxhdën e zhvillimeve të fundit, teksa Teherani mbylli sërish Ngushticën e Hormuzit. Në një postim në Truth Social, lideri amerikan kërcënon se do të hedhë në erë urat dhe centralet bërthamore nëse nuk arrihet një marrëveshje.
Duke iu përgjigjur drejtpërdrejt mbylljes së Ngushticës së Hormuzit, Trump thotë se ai që humb është Irani, dhe jo SHBA-të. Ai bën me dije se përfaqësuesit amerikanë do të jenë të hënën në Pakistan, duke shtuar se nëse Teherani nuk e pranon marrëveshjen, do të përballet me shkatërrim.
Trump thotë se ka ardhur koha që të marrë fund makineria vrasësee Iranit, ndërsa shton se SHBA do të bëjë atë që duhet të ishte bërë më herët.
“Ne po ofrojmë një marrëveshje shumë të drejtë dhe të arsyeshme, dhe shpresoj që ta pranojnë sepse, nëse nuk e bëjnë, Shtetet e Bashkuara do të shkatërrojnë çdo central energjie dhe çdo urë në Iran. MJAFT MË ME MIRËSJELLJE! Ata do të dorëzohen shpejt, do të dorëzohen lehtë dhe, nëse nuk e pranojnë marrëveshjen, do të jetë nderi im të bëj atë që duhet bërë, që duhej të ishte bërë ndaj Iranit nga presidentë të tjerë gjatë 47 viteve të fundit. ËSHTË KOHA QË MAKINERIA VRASËSE E IRANIT TË MARRË FUND!”, shkruan ai.
Postimi i plotë:

Irani vendosi të qëllojë me armë dje në Ngushticën e Hormuzit — një shkelje totale e marrëveshjes sonë të armëpushimit! Shumë prej tyre u drejtuan ndaj një anijeje franceze dhe një anijeje tregtare nga Mbretëria e Bashkuar. Nuk ishte gjë e bukur, apo jo?
Përfaqësuesit e mi po shkojnë në Islamabad, Pakistan — ata do të jenë atje nesër në mbrëmje, për negociata. Irani së fundmi njoftoi se po e mbyllte ngushticën, gjë që është e çuditshme, sepse bllokada jonë tashmë e ka mbyllur atë. Ata po na ndihmojnë pa e ditur, dhe janë ata që humbasin nga kalimi i mbyllur, 500 milionë dollarë në ditë! Shtetet e Bashkuara nuk humbasin asgjë. Në fakt, shumë anije po drejtohen tani drejt SHBA-së, Teksasit, Luizianës dhe Alaskës, për t’u furnizuar, falë IRGC-së, që gjithmonë do të jetë “djali i fortë”!
Ne po ofrojmë një marrëveshje shumë të drejtë dhe të arsyeshme, dhe shpresoj që ta pranojnë sepse, nëse nuk e bëjnë, Shtetet e Bashkuara do të shkatërrojnë çdo central energjie dhe çdo urë në Iran. MJAFT MË ME MIRËSJELLJE! Ata do të dorëzohen shpejt, do të dorëzohen lehtë dhe, nëse nuk e pranojnë marrëveshjen, do të jetë nderi im të bëj atë që duhet bërë, që duhej të ishte bërë ndaj Iranit nga presidentë të tjerë gjatë 47 viteve të fundit. ËSHTË KOHA QË MAKINERIA VRASËSE E IRANIT TË MARRË FUND! Presidenti DONALD J. TRUMP