Bleona Qereti ka qenë pjesë e një prej eventeve më të rëndësishme të elitës mediatike dhe politike në Shtetet e Bashkuara, por mbrëmja që pritej të ishte festive mori një kthesë të papritur.
Artistja mori pjesë në Darkën e Korrespondentëve në Uashington, një organizim i përvitshëm i White House Correspondents’ Association, që mbledh figura të njohura nga politika, media dhe showbizi.
Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga
Megjithatë, atmosfera glamuroze e tapetit të kuq u tensionua pas raportimeve për të shtëna pranë hotelit ku po zhvillohej ceremonia, duke krijuar panik dhe pasiguri mes të pranishmëve. Si pasojë e situatës, organizatorët u detyruan të marrin masa dhe eventi pritet të riplanifikohet.
Në mes të këtij zhvillimi dramatik, Bleona ndau me ndjekësit e saj në Instagram një moment nga mbrëmja, ku shfaqet elegante në tapetin e kuq. Krahas fotos, ajo shkroi: “Pushtet, politikë dhe rrobaqepësi precize. Darka e mbrëmshme e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë (tani do të riplanifikohet)”, duke lënë të kuptohet edhe për situatën e papritur që përfshiu eventin.
