Edi Rama firmos me ambasadoren marrëveshjen historike me SHBA, për 20 vitet e ardhshme ne do të

Ambasadorja amerikane në Greqi, Kimberly Guilfoyle, ka bërë të ditur se gjatë vizitës së saj në Tiranë është finalizuar një marrëveshje strategjike mes Shqipërisë, kompanisë amerikane Venture Global dhe Aktor LNG USA për furnizimin me gaz natyror të lëngshëm (LNG) për një periudhë 20-vjeçare.

Përmes një postimi në platformën X, Guilfoyle e cilësoi marrëveshjen si historike, duke theksuar se ajo përfaqëson një angazhim prej 6 miliardë dollarësh dhe synon të forcojë sigurinë energjetike, por edhe atë kombëtare në të gjithë rajonin.

Ajo u shpreh se ishte e nderuar që udhëtoi në Tiranë për të avancuar agjendën energjetike të presidentit amerikan Donald Trump dhe për t’iu bashkuar kryeministrit shqiptar Edi Rama në ceremoninë e nënshkrimit.

Sipas Guilfoyle, bashkëpunimi mes SHBA-ve, Shqipërisë dhe Greqisë është kyç për një rajon më të lidhur, më të sigurt dhe më të begatë.

Marrëveshja konsiderohet një hap i rëndësishëm në strategjinë e diversifikimit të burimeve energjetike të Shqipërisë dhe forcimit të rolit të saj në infrastrukturën energjetike rajonale.

Marrëveshja e firmosur në Tiranë mes Shqipërisë, kompanisë amerikane Venture Global dhe Aktor lidhet me një strategji më të gjerë rajonale për sigurimin e furnizimit me gaz natyror të lëngshëm (LNG) në Evropën Jugore dhe Qendrore.

Në fillim të këtij viti, sipërmarrja e përbashkët greke Atlantic Sea LNG Trade, e krijuar nga DEPA dhe Aktor, bëri të ditur se ishte në negociata për të siguruar deri në 15 miliardë metra kub LNG amerikan në vit, për një periudhë 20-vjeçare. Objektivi është furnizimi i vendeve të korridorit vertikal të gazit, një rrjet strategjik që nis nga Greqia dhe shtrihet drejt Ballkanit, Evropës Qendrore dhe Ukrainës.

Ky korridor përfshin vende si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Rumania, Hungaria, Moldavia dhe Austria, me synimin për të reduktuar varësinë nga gazi rus dhe për të garantuar furnizim afatgjatë.

Sipas drejtuesve të projektit, kërkesa për gaz në rajon pritet të rritet ndjeshëm pas vitit 2030, ndërsa Evropa po përgatitet të ndalojë importet e gazit rus deri në fund të vitit 2027.

Në këtë kontekst, Shqipëria shihet si një hallkë e rëndësishme në arkitekturën e re energjetike të rajonit, duke forcuar pozicionin e saj në infrastrukturën e tranzitit dhe shpërndarjes së energjisë.

Related Posts

Shoferi shqiptar V DES në një aksident me kamion në Zvicër

të premten e kaluar, një aksident i rëndë në autostradën pranë fshatit Gunzgen pati një viktimë dhe gjashtë të lënduar. Shoferi i furgonit, Fadil Haliti, 50 vjeç…

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë këngëtari i njohur (Emri+Foto)

Tony Wilson, basisti, kompozitori dhe bashkëthemeluesi i grupit të muzikës soul Hot Chocolate, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Së bashku me vokalistin Errol Brown, Wilson bashkëshkroi…

Çfarë fshihet pas shpërfytyrimit të Ilir Metës?! Ekspertja zbulon arsyet

Pamjet e ish-presidentit Ilir Meta nga seanca e tij e fundit gjyqësore kanë bërë xhiron e rrjetit brenda pak orësh. Transformimi i tij drastik, zverdhja në fytyrë…

Spiropali do i bëjë gjëmën Edi Ramës? Grid Rroji zbulon prapaskenat! Pse askush nuk flet?

Një tjetër përplasje e fortë brenda Partisë Socialiste duket se po merr formë, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi raportet mes kryeministrit Edi Rama dhe një prej figurave…

Akrepi në vështirësi/ Horoskopi i MAJ 2026: Kush është më lart dhe kush triumfon?

Maji është një muaj që nuk fal: sjell të vërteta, vendime të forta dhe disa tronditje emocionale Renditja e këtij muaji nis nga fundi dhe ngjitet drejt…

U raportua i zh dukur / Gjendet i vd*ekur në kamion politikani i madh!

trupi i Barry Christian, kandidatit republikan për Senat, u gjet të enjten brenda një kamioni në një zonë rurale në jug të Erick, Oklahoma, vetëm dy ditë…