Nuk ndalen aksidentet ajrore/ Aksident në aeroport ku numri i viktimave shkon në 177 , mes tyre 5 fëmijë nën moshën 10 vjeç

Numri i viktimave nga aksidenti tragjik në Korenë e Jugut është rritur në 177. Sipas përditësimeve të fundit, vetëm dy nga 181 parasagjerët që ishin në bordin e avionit, janë ende të pagjetur. Numri i të mbijetuarve mbetet ende dy, të dy anëtarë të ekuipazhit, një grua dhe një burrë, sipas shërbimit zjarrfikës.

Viktima më e re e aksidentit ishte një djalë tre vjeçar, sipas një liste të pasagjerëve të parë nga mediat lokale. Pesë nga të vrarët në aksident ishin fëmijë nën moshën 10 vjeç. Më i madhi ishte një burrë 78 vjeç.

Deri më tani janë identifikuar vetëm 22 nga personat e pajetë. Ambienti brenda Aeroportit Ndërkombëtar Muan sot është kthyer në një sallë ku mbizotëron dhimbja dhe ankthi dhe të afërmit e pasagjerëve presin për lajme. Shumë prej familjarëve shpërthyen në lot ose bërtitën ndërsa autoritetet lexonin emrat e viktimave me zë të lartë.

Aksidenti i rëndë ndodhi ndodhi teksa avioni po bënte ulje emergjente në aeroportin Muan në Korenë Jugperëndimore. Rrotat kishin dalë jashtë funksionit, ndërsa pasi rrëshqiti në pistë avioni u përplas me një mur dhe shpërtheu në flakë.

Përplasja e ditës së sotme është e pazakontë për Korenë e Jugut, e cila ka pasur një rekord të mirë të sigurisë së fluturimit vitet e fundit, dhe ky duket të jetë i vetmi përplasje fatale që Jeju Air ka pasur në historinë e saj gati 20-vjeçare.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Related Posts

Falja nuk ekziston në botën e tyre! Njihuni me dy shenjat më ha*kmarrëse të horoskopit

Demi dhe akrepi janë dy shenjat më hakmarrëse të horoskopit. Demi: Duke qenë se Demi udhëhiqet nga Venusi, sipas astrologëve kjo shenjë është më e prirur se…

VIDEO që po HABIT rrjetin: Luizi i ngre zërin dhe i b*rtet Kiarës ne shtepi?

Horoskopi ditor, e hënë 24 mars 2025

Dashi (21 Mars – 20 Prill) Sipas horoskopit për të hënën, duhet të jeni shumë të kujdesshëm që të mos bëheni papritur nervozë apo të padurueshëm në…

Horoskopi ditor, e martë 18 mars 2025

Dashi Do ketë shume turbullira sot ne jetën tuaj ne çift dhe asgjë nuk do shkoje ashtu si e kishit menduar. Mundohuni te ndryshoni sjellje dhe t’i…

Ndërpritet dasma në Korçë: Nusja bëhet tapë dhe i bën namin burrit

Ajo që supozohej të ishte dita më e bukur e jetës së tyre, nuk ka shkuar ashtu siç mendohej për një çift në Korçë dhe fa;jin për…

VIDEO/ Pamjet nga rruga e re Shëngjin-Velipojë… drejt fundit!

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet që po kryhen për rrugën e re Shëngjin-Velipojë. Përmes një postimi në facebook, Rama shkruan se punimet po shkojnë…